LAJMI I FUNDIT:

Mbesin në arrest shtëpiak edhe për dy muaj sulmuesit e gazetarit Valon Syla

Mbesin në arrest shtëpiak edhe për dy muaj sulmuesit e gazetarit Valon Syla

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka vazhduar edhe për dy muaj masën e arrestit shtëpiak, dy të pandehurve për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.


Gashi ka thënë se masa e arrestit shtëpiak u është vazhduar deri më 12 shtator 2023.

Ndërprehet paraburgimi për sulmuesit e Valon Sylës, lihen në arrest shtëpiak
Lexo po ashtu Ndërprehet paraburgimi për sulmuesit e Valon Sylës, lihen në arrest shtëpiak

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special në çështjen penale kundër të pandehurve K.H, O.H dhe L.D, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka vendosur lidhur me masën e sigurisë.

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak  kundër të pandehurve K.H, O.K dhe L.D, ashtu që masa e arrestit shtëpiak i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muaj, prej datës 12.07.2023 deri me datë 12.09.2023”, ka thënë Gashi.

Më 11 prill, gazetari Valon Syla ishte sulmuar nga 3 persona, duke pësuar lëndime në kokë.

Të treve u ishte caktuar fillimisht nga një muaj paraburgim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori