LAJMI I FUNDIT:

Ndërprehet paraburgimi për sulmuesit e Valon Sylës, lihen në arrest shtëpiak

Ndërprehet paraburgimi për sulmuesit e Valon Sylës, lihen në arrest shtëpiak

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur që të ndërpresë masën e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve  për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla, e njëjta masë iu është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej dy muajsh.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.


“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake me datë 12.05.2023 ka marrë Aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H, ashtu që të njëjtëve u është zëvendësuar masa e paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, arresti shtëpiak vazhdohet deri me datën 12.07.2023″, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Gjykata ka detyruar Policinë e Kosovës, ta verifikojë zbatimin e kësaj mase dhe në rast të mosrespektimit të saj, të njoftohet gjyqtari i procedurës paraprake në këtë çështje penale.

“Të pandehurit L.D, K.H dhe O.H janë njoftuar nga gjykata se konform nenit 181 pika 5 të KPPRK-së, gjykata mund të caktojë masën më të rëndë – masën e paraburgimit, nëse të njëjtit nuk e respektojnë masën e shqiptuar – arrestin shtëpiak. Gjykata ka detyruar Policinë e Kosovës, ta verifikojnë zbatimin e kësaj mase dhe në rast të mosrespektimit të saj, të njoftohet gjyqtari i procedurës paraprake në këtë çështje penale. Masa e arrestit shtëpiak kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H, iu është caktuar në bazë të nenit 181 lidhur me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 të KPPRK-së”, tha ajo.

Më 11 prill, gazetari Valon Syla ishte sulmuar nga 3 persona, duke pësuar lëndime në kokë.

Të treve u ishte caktuar nga një muaj paraburgim.

Gazetari Syla, përmes një postimi në Facebook, kishte thënë se shkaku i sulmit mund të lidhet me deklaratat e tij ndaj Bashkësisë Islame.

“Sulmi me çdo gjase ka të bëjë me reagimet e mia rreth ‘Mulla Mercedesit’ dhe ngjarjeve në BIK, qe duket se nuk ju ka pelqyer fare dhe kështu ka nxitur ketë komunitet te militanteve islamik të organizojne sulm fizik të paramenduar”, ka shkruar ndër të tjera ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori