LAJMI I FUNDIT:

Mbështetje fermerëve llapjanë

Mbështetje fermerëve llapjanë

Në Podujevë sot është diskutuar për zhvillimet në sektorin e bujqësisë dhe format e mbështetjes nga niveli qendror dhe lokal, për fermerët llapjanë.

Në takimin, të cilin e udhëhoqi kryetari i Degës së LDK-së, Agim Veliu, u diskutua për zhvillimet në sektorin e bujqësisë, format e mbështetjes dhe subvencionimet e fermerëve të Komunës së Podujevës, si nga niveli qendror ashtu edhe ai lokal.


Për mbështetjen në sektorin e bujqësisë të pranishmit u informuan nga Vezir Januzi – zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), dhe Avni Fetahu – drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZHR).

Ata folën për format e mbështetjes, mënyrat e aplikimit për grante dhe ofruan informacione të tjera në favor të fermerëve llapjanë.

Veliu tha se këto takime po bëhen me qëllim të shkëmbimit të informacioneve mes ekzekutivit dhe përfaqësueseve të nëndegëve, në mënyrë që këto informacione të barten edhe tek qytetarët e tjerë, në këtë rast, fermerët.

Ai shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e tij dhe të ekzekutivit komunal për rritje të mbështetjes për të gjithë qytetarët llapjanë, të cilët merren me bujqësi.