LAJMI I FUNDIT:

Mbesa e Al Capones shet gjësendet personale të gjyshit, në ankand janë revolet – stolitë dhe fotografitë

Mbesa e Al Capones shet gjësendet personale të gjyshit, në ankand janë revolet – stolitë dhe fotografitë

Diane Capone, mbesa e gangsterit famëkeq amerikan Al Capone, ka filluar të shes gjësendet personale të tij dhe shpreson që me këtë veprim njerëzit do të mund të shohin anën tjetër të gjyshit të saj.

Një nga 174 gjësendet që mbesa e gangsterit të famshëm i nxori në shitje në një shtëpi ankandesh në Sacramento të Kalifornisë, është fotografia e “babait” siç e quanin anëtarët e familjes, e cila u shkrep pasi që kishte vuajtur dënimin prej shtatë viteve me burgun e Alcatrazit për shmangie të tatimit, transmeton Telegrafi.


Në fotografi shihet Capone në natën e Krishtlindjeve të vitit 1946, së bashku me gruan dhe nipat e mbesat duke shëtitur në afërsi të pronës së tij në Palm Island të Floridës.

Përveç fotografive personale, në ankand do të gjenden edhe ora e tij, stoli dhe armë. Çmimi fillestar i orës së xhepit Patek Philippe i punuar nga diamantet, sillet nga 25 deri në 50.000 dollarë.

E revolja e tij e preferuar Colt. 45 vlerësohet se kap vlerën e 150.000 dollarë, ndërkaq për fotografinë bardhezi të Capones me të birin kushton 15.000 dollarë.

Diane ka vendosur t’i shes gjësendet nga koleksioni i gjyshit, pasi mendon se ka arritur një moshë dhe nuk mund më të kujdeset për to në shtëpinë që e ka në pjesën veriore të Kalifornisë. /Telegrafi/