LAJMI I FUNDIT:

Mbërrijnë në Shqipëri 38,400 vaksina nga AstraZeneca, Rama i pret në aeroport

Mbërrijnë në Shqipëri 38,400 vaksina nga AstraZeneca, Rama i pret në aeroport

Kanë mbërritur në aeroportin e “Nënë Tereza” 38 400 dozat e vaksinës nga AstraZeneca. Kryeministri Edi Rama ishte edhe këtë herë në Rinas për t’i pritur.

Kreu i qeverisë shoqërohej gjithashtu edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, si dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, i cili po ashtu është i angazhuar në çështjen e vaksinimit.


Manastirliu u shpreh se nga nesër do të nisë vaksinimi i mësuesve në shkolla. Gjithashtu ministrja tha se janë në pritje për të tjera doza në ditët në vijim.

Dozat e mbërritura sot janë siguruar nga qeveria përmes kontratës me mekanizmin COVAX.