LAJMI I FUNDIT:

Mbërrijnë në Kosovë mërgimtarët që i mbijetuan aksidentit në Kroaci

Mbërrijnë në Kosovë mërgimtarët që i mbijetuan aksidentit në Kroaci

Në orët e mbrëmjes në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës kanë arritur bashkatdhetarët që i mbijetuan aksidentit tragjik të dielës në Kroaci, derisa po ktheheshin nga Gjermania për në Kosovë.

Ishin nisur nga Gjermania për të ardhur në Kosovë, por udhëtimi i tyre u ndalua të dielën kur autobusi me të cilin po udhëtonin u aksidentua rëndë në Kroaci.


Dhjetë udhëtarë humbën jetën derisa mbi 40 prej tyre u lënduan nga të cilët dy më rëndë.

Mirëpo dy ditë pas tragjedisë së rëndë, një pjesë e këtyre udhëtarëve tashmë kanë arritur në Kosovë ku janë pritur në aeroport nga familjarët.

Një qytetar nga Deçani kishte dalë të presë në aeroport gruan e vëllait dhe djalin e saj, përcjell Telegrafi.

“Na është dukur kohë e gjatë t’i shohim që kanë shpëtuar. Edhe familjarët e mi kanë pasur lëndime por falë Zotit kanë shpëtuar. Ata jetojnë në Shtutgard prej shumë vitesh”, tregon familjari.

Edhe Ilaz Kryeziu ka dalë në aeroportin e Prishtinës për të pritur familjarët e tij të cilët i shpëtuan aksidentit tragjik në Kroaci.

Kryeziu tha se aty po e pret motrën dhe dhëndrin e tij për të cilët tha se janë tronditur nga aksidenti dhe se kanë pësuar disa lëndime.

“Kam dalë ta pres motrën dhe dhëndrin. Në aksidentin i cili ndodhi më 25 korrik në Kroaci kisha motrën dhe dhëndrin, falë zotit shpëtuan. Të gjithë atyre që shpëtuan iu uroj shërim të shpejtë, kurse të vdekurit qofshin të xhenetit. Kanë pas disa lëndime kanë qenë të tronditur, gjithçka ka qenë e papritur, falë zotit ata janë gjallë”, ka thënë Kryeziu për RTK.

Derisa familjarët po prisnin më të dashurit e tyre, policia e Kosovës është kujdesur t’i freskojë ata me ujë.

Ndërsa në Aeroport janë parë edhe disa autoambulanca për të trajtuar të mbijetuarit që kanë nevojë për tretman mjekësor

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë dalë për t’i pritur në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, të mbijetuarit nga aksidenti në Kroaci.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori