LAJMI I FUNDIT:

“Mbappe i ri” e ka bërë PSG-në të ëndërrojë për të ardhmen: Kush është Warren Zaire-Emery?

“Mbappe i ri” e ka bërë PSG-në të ëndërrojë për të ardhmen: Kush është Warren Zaire-Emery?

Diçka po ndryshon në Paris Saint-Germain, pasi klubi i Ligue 1 ka qenë gjithmonë i njohur për harxhimin e parave për të nënshkruar me lojtarë të njohur.

Megjithatë, ka pasur një mrekulli të re që vodhi vëmendjen në fitoren 3-1 të PSG kundër Montpellier të mërkurën.


Ai quhet Warren Zaire-Emery dhe ka luajtur pesë ndeshje në kampionat këtë sezon dhe ishte lojtari që shënoi golin e tretë të PSG-së pas daljes nga bankina.

Më i riu që ka shënuar për PSG-në

Me golin e tij të mërkurën, Warren u bë golashënuesi më i ri në historinë e PSG-së në Ligue 1.

Ai e ka bërë këtë në moshën 16 vjeç e 330 ditë.

Përveç kësaj, ai u bë edhe lojtari më i ri që paraqitet në Ligën e Kampionëve për PSG-në, si dhe titullari më i ri në historinë e klubit.

Kush është Warren Zaire-Emery

I lindur në Montreuil, Francë, ai mbërriti në akademinë e klubit francez kur ishte vetëm tetë vjeç. Ai tashmë ka shijuar ndeshjet me ekipin e parë në sezonin 2022/23.

Ëarren është një mesfushor që shquhet për inteligjencën dhe aftësinë mbrojtëse, por edhe për teknikën, vizionin me topin dhe kreativitetin.

Ai ka luajtur tashmë 16 ndeshje për ekipet e të rinjve të Francës, ku ka shënuar dy gola.

Yll i ri i PSG -së është padyshim një lojtar jashtëzakonisht premtues i cili mund të përmirësohet ende shumë.

Trajneri Christophe Galtier ka vendosur besimin e tij te Zaire-Emery dhe kjo i lejon të riut të fitojë përvojë. /Telegrafi/