LAJMI I FUNDIT:

Mbappe kërkon kalimin te Reali, PSG planifikon të formojë sulmin Ronaldo-Messi

Mbappe kërkon kalimin te Reali, PSG planifikon të formojë sulmin Ronaldo-Messi
(Foto: Screenshot/GiveMeSport)

Mediat spanjolle raportojnë se Kylian Mbappe është duke bërë presion që të largohet drejt Real Madridit dhe ky transferim do t’i hapte rrugë kalimit të Cristiano Ronaldos drejt Paris Saint-Germainit duke formuar dyshen e ëndrrave CR7-Lionel Messi.

Burimet e El Chiringuito TV, Josep Pedrerol, Cadena SER e El Transistor, pohojnë se anësori francez e ka njoftuar klubin kryeqytetas se dëshiron të shkojë te Los Blancos.

Arritja e Messit nuk e ka bindur kampionin e botës që ta shohë të ardhmen e tij në Parc des Princes dhe nuk është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re.


Duke qenë se do të jetë lojtar i lirë në qershor të vitit 2022, opsioni i vetëm i PSG-së është që ta shesë atë për një shumë të majme parash.

Di Maria: Ronaldo është duke ‘vdekur’ që të jetë te PSG tash
Lexo po ashtu Di Maria: Ronaldo është duke ‘vdekur’ që të jetë te PSG tash

Në këtë rast, parisienët do t’i ktheheshin planit të mëparshëm – transferimit të Ronaldos nga Juventusi (që ishte Plani A para se Messi të bëhej lojtar i lirë nga Barcelona).

Kontrata e superyllit portugez te Zonja e Vjetër është në sezonin final dhe Bianconerët mund ta lejojnë të largohet për 30 milionë euro (që duke hequr edhe rrogën e tij prej 31 milionë eurosh nga lista e pagave, Juve do të përfitonte rreth 61 milionë euro nga largimi eventual).

Në anën tjetër, te Paris Saint-Germain i do të formohej sulmi me dy lojtarët më të mirë në 15 vitet e fundit dhe ndër më të mirë në histori të futbollit. /Telegrafi/

(Foto: JuveFC)

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori