LAJMI I FUNDIT:

Mban premtimin, Sebastian Veron i rikthehet futbollit (Video)

Mban premtimin, Sebastian Veron i rikthehet futbollit (Video)

Juan Sebastian Veron sërish i rikthehet fushave të blerta!

“Nëse tifozët blejnë 65 për qind të biletave sezonale, unë do të kthehem në fushë”, kishte premtuar Veron, president aktual i klubit të famshëm Estudiantes.


Pasi u konfirmuar se tifozët kanë blerë më shumë se shifrën e kërkuar prej 42-vjeçarit, argjentinasi ka dal dje në stërvitjet e klubit, transmeton Telegrafi.

“Unë e shoh atë në një formacion 4-2-3-1 pas një sulmuesi. Përvoja e tij do të na ndihmojë”, zbuloi trajneri Vivas.

Bashkëlojtarët kanë mbetur të impresionuar nga forma e ish-futbollistit të kombëtares argjentinase. /Telegrafi/