LAJMI I FUNDIT:

Mban bashkëshorten me dhunë në shtëpi, arrestohet

Mban bashkëshorten me dhunë në shtëpi, arrestohet
Foto: Ilustrim

Viktima femër ka raportuar në Polici se i dyshuari bashkëshorti i saj është duke e mbajtur në shtëpi, me dhunë, presion dhe kërcënime.

Rasti ka ndodhur në Prizren.


Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar tetë fishekë, ndërsa gjatë intervistimit i dyshuari ka deklaruar se posedon edhe armë AK -47, të cilën e ka në një lokacion tjetër në të njëjtën lagje.

Njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar  edhe armën automatike tip AK-47 me karikator, 3-fishekë kalibër i panjohur.

I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.