Petrit Dula, ish-i dënuar me dy vjet burgim nga gjykata në Serbi për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë, tashmë është liruar nga akuza.
Dula ka treguar se është liruar më shtatë prill të vitit 2023.
Ai po mbahej në burg qysh nga 4 qershori i vitit 2022.
Me të dalë nga burgu Dula ka treguar eksperiencën e tij gjatë qëndrimit dyvjeçar të tij në burgun në Serbi pas dënimit për krime lufte nga kjo e fundit.
Dula ka thënë se pasi kishte treguar se ishte shqiptar, të burgosurit në qeli me të kishin kërkuar që ai të largohej nga qelia.
“7 ditë qëndrova vetëm puna e pandemisë. Sapo u prezantova me emër, më pyetën nga je, dhe ju tregova që jam i Kosovës. “Me çka ngarkohesh?” Thash për krime lufte. Tha: “Na me fjet me ty a? Na me ngrënë bukë me ty? Ti e ke bërë këtë, atë. Ne nuk rrimë me këtë” , dhe e thirrën gardianin. I thonë ‘zotëri, unë jam për këtë arsye…unë me qëndrua me shqiptarin? Ky ka bo krime të luftës! Jo nuk bën. Merre largoje”.
“Gardiani ishte i informuar me rastin tim se nuk isha Petriti i pretenduar, folën 45 minuta dhe tha e kryen këtë punë. Më tha “Hej shqiptar, ti nuk ke diçka me Serbinë? Thash jo. Nuk ke bo krime me popull? Thash jo…”Rri”, tha se më “mirë nuk na duhen”, tregon Dula.
Ky i fundit tregon se emrat e personave në një qeli me të njiheshin vetëm me pseudonime. Për të njëjtit, Dula tregon se kishin presione nga qelitë e tjera.
“I bënte presion ai i dhomës tjetër. ‘Qysh po mundesh me fjet me shqiptarin?.. a e din çka na kanë bërë në vitin ‘99”…Edhe tash ishte 30 vjet i dënuar dhe më thoshte, “Shqiptar, jo Petrit, me të vra ty kur dal në shëtitore, dal si hero se a pe sheh atë? Ai e ka vra shqiptarin…unë të vras e nuk më duket asgjë”, ka deklaruar Dula.
Ai rrëfen se ndonëse i gjithë vendi ishte në monitorim, pjesa më e vështirë mbetej koha në shëtitore ngase aty, ishte me të gjithë të burgosurit. E jo më e lehtë mbetej edhe koha në qeli.
“Ata ishin të dënuar për vrasje, edhe shëtitore kur delnim, e kishin atë bindjen se shqiptarë…nuk kishe krahë… ishte arsyeja se isha shqiptar dhe i dënuar për krime lufte… thotë ai. “Nuk mundesha as të pushojë, ishte ngarkesa më e madhe psiqike… në dhomë me të burgosurit ishte problemi më i madh”, deklaroi tutje ish-i burgosuri./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe