LAJMI I FUNDIT:

Mbajtja e kontakteve me ish të dashurin/ën, mund t’ua prishë lidhjen e tanishme

Mbajtja e kontakteve me ish të dashurin/ën, mund t’ua prishë lidhjen e tanishme

Një studim i ri thotë se shumica e njerëzve që mbajnë kontakte me ish të dashurin/ën, mund të kenë probleme dhe t’i shkaktojnë dëme lidhjes aktuale.

Kjo mund të jetë për shkak se njerëzit vazhdojnë t’i flasin “ish-ave” shpeshherë kur kanë probleme me lidhjen e re, vetëm sa për të krijuar një ‘plan rezervë’, transmeton Telegrafi.


Studimi ka zbuluar se personat që ende komunikonin me ish të dashurat/it kishin raportuar për ndjenja më të larta romantike për ta. Veç kësaj, ata kishin raportuar edhe për angazhim më të dobët me partnerët aktualë.

ac_relationshipover_comp

Një studim tjetër thotë se personat të cilët mbajnë kontakte me ish-at janë më pak të kënaqur me lidhjet aktuale dhe i cilësojnë partnerët e kaluar si lloj plani rezervë. Kjo bën që të vuajnë në lidhjen aktuale.

Prandaj, Lindsey Rodriguez, asistente e profesorit të psikologjisë në Universitetin e Floridës Jugore dhe udhëheqëse e një studimi, thotë se me ish-in është normale të qëndroni miq vetëm për arsye platonike. Faktori i vetëm i rëndësishëm është se përse personi vazhdon të komunikojë me partnerin e kaluar?

Pra, nëse dëshironi ta kaloni dhimbjen e një ndarje, më mirë është ta shkëputni komunikimin. /Telegrafi/