LAJMI I FUNDIT:

Mbahet testi i Maturës shtetërore

Mbahet testi i Maturës shtetërore

Sot në Kosovë fillon testi i Maturës Shtetërore 2018, pjesa e parë e afatit të parë, në dy rajonet e para që janë përzgjedhur me short, Gjilani dhe Ferizaj.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të vizitojë dy shkolla në të dy rajonet, për të parë nga afër zhvillimin e këtij testi të rëndësishëm për maturantët në Kosovë, shkollën “Kuvendi i Arbrit” në Ferizaj dhe “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.


Komisioni Shtetëror i Maturës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e testit të maturës, ku hyjnë edhe përpilimi i pyetjeve dhe lidhja e kontratave me administratorët e testit.

Kësaj radhe risi e testit është edhe dizajni i testeve, i cili do të jenë me ngjyra.

Këtë vit testi i maturës do të mbahet në katër regjione, në katër ditë të ndryshme, ku pyetjet e testit nuk do të jenë të njëjta, por do të jenë ekuivalente për nga vlera.

Për të shmangur çdo formë të kopjimit gjatë testit të maturës, komisioni ka marrë vendim që për nxënësit dhe për administruesit e testit të ndalohet posedimi i telefonit gjatë ditës kur do të mbahet testi.

Në rast se gjatë ditës së testit, nxënësit apo administratorët do të zihen me telefon apo duke tentuar të manipulojnë do të ketë ndëshkime.

MAShT me të gjithë administratorët ka bërë kontrata përmes të cilave iu ka bërë e qartë atyre se nëse do të keqpërdorin detyrën do të humbin të drejtën për administrim të çfarëdo lloj testi në të ardhmen.

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori