LAJMI I FUNDIT:

Mbahet takimi i dytë i Komitetit drejtues për Kornizën e bashkëpunimit zhvillimor të OKB

Mbahet takimi i dytë i Komitetit drejtues për Kornizën e bashkëpunimit zhvillimor të OKB

Sot, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë u mbajt takimi i dytë i Komitetit të përbashkët drejtues për Partneritet për zhvillim të qëndrueshëm: Strategjia e Kombeve të Bashkuara për 2016-2020, që është korniza strategjike programore për kontributin kolektiv të KB-së në realizimin e prioriteteve zhvillimore kombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga MPJ, me këtë trup bashkëkryesojnë ministri Nikolla Dimitrov dhe koordinatori i OKB-së në Maqedoni, Louisa Vinton, ndërsa anëtarë të tjerë nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë janë edhe ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska dhe ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Sadulla Duraku.


Në takim, janë diskutuar aktivitetet e realizuara në vitin 2016 dhe planet për vitin 2017 dhe 2018 të cilët janë ndarë në pesë fusha prioritare, edhe atë: punësimi, qeverisja e mirë, përfshirja sociale, mjedisi i qëndrueshëm jetësor dhe barazia gjinore. Aktivitetet synojnë sfidat zhvillimore vijuese të vendit që janë të lidhura ngushtë me procesin e euro-integrimeve dhe me Qëllimet globale për zhvillim të qëndrueshëm./Telegrafi/