LAJMI I FUNDIT:

Mbahet takimi i 3-të i nën-komitetit të MSA-së për bujqësi, zhvillim rural, peshkatari dhe siguri ushqimore

Mbahet takimi i 3-të i nën-komitetit të MSA-së për bujqësi, zhvillim rural, peshkatari dhe siguri ushqimore

Delegacioni nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm, Kapllan Halimi ka qëndruar në Bruksel për dy ditë në kuadër të takimit të tretë të nën-komitetit për “Bujqësi, Zhvillim Rural, Peshkatari dhe Siguri Ushqimore”, i cili u realizua ndërmjet Komisionit Evropian dhe Republikës së Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi ishte vlerësimi i zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit – SAA, e cila ka hyrë në fuqi në prill të vitit 2016, si dhe realizimi i rekomandimeve të Raportit të Komisionit Evropian për nën-komitetin.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ishte pjesë aktive raportuese e këtij Nën-komiteti, ku të pranishëm ishin përfaqësues nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë si dhe Ministra e Integrimit Evropian.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e MBPZHR-së raportuan progresin e arritur gjatë vitit 2018 për zhvillimin e sektorit bujqësor, si dhe sfidat e së ardhmes, duke u përqendruar veçanërisht në masat e ndërmarra për përmirësimin e situatës së tregtimit të produkteve bujqësore, fermat organike, standardet e tregut, politikat e cilësisë dhe legjislacioni, peshkimi dhe nënproduktet e tij, etj. /Telegrafi/