LAJMI I FUNDIT:

Mbahet Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor në Prishtinë

Mbahet Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor në Prishtinë

Rreth 5 vite më parë, me 17 maj 2018, në Asamblenë Digjitale në Sofje të Bullgarisë, Komisioni Evropian lansoi Agjendën Digjitale për Ballkanin Perëndimor.

Kjo agjendë synon të mbështesë tranzicionin e rajonit në një ekonomi digjitale dhe të sjellë përfitimet e transformimit digjital, si rritja më e shpejtë ekonomike, më shumë vende pune dhe shërbime më të mira.


Hapjen e samitit e bëri Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku gjatë fjalës së tij hyrëse tha se prioritet i qeverisë së tij është digjitalizimi i shërbimeve në të gjitha fushat për të përmirësuar jetën e qytetarëve, ndërkohë që Kosova është e gatshme për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe digjitalizimin.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke qenë nikoqire e Samitit Dixhital për këtë vit, tha se synimi i samitit ka qenë që pjesëmarrës të mos jenë vetëm politikëbërës dhe biznese, por të përfshihen edhe të rinjtë, e po ashtu të ketë llojllojshmëri të aktiviteteve.