Në organizimin e Save the Children Kosova dhe me partneritet me Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar e Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), është mbajtur panairi i punës për personat me aftësi të kufizuara “Gjithëpërfshirja në punësim”.
Në këtë panair, 30 kompani kanë prezantuar vendet e lira të tyre të punës, e veçanërisht për këtë kategori të shoqërisë kosovare, me qëllim që këta të fundit të prezantojnë aftësitë dhe njohuritë, në bashkëbisedim me punëdhënësit potencial.
Mynavere Behluli nga Save the Children Kosova tha se ky panair do t’iu shërbej këtyre personave, me qëllim që t’i shohin mundësitë për tregun e punës.
“Deri më tani, pjesëmarrja ka qenë veçanërisht e mirë dhe ne do të jemi këtu gjatë ditës dhe jemi mobilizuar të gjithë që personat me aftësi të kufizuara nga e gjithë Kosova. Ky panair do të shërbej për personat me aftësi të kufizuara, ata t’i shohin mundësitë që ofron tregu i punës nga kompanitë që i kemi sot të pranishme dhe të njëjtën kohë kompanitë të shikojnë talentet dhe potencialet dhe interesimet për vendet e punës”, tha Behluli.
Sipas saj, ideja e panairit është që të filloj komunikimi i biznesit dhe personave me aftësi të kufizuara.
“Ideja është që të filloj komunikimi në mes të biznesit dhe personave me aftësi të kufizuara dhe të vazhdojë. Pra, ne presim interesimin e tyre dhe të shohin ofertat e kompanive”, shtoi ajo.
Për Dionis Ferataj ardhja në këtë panair është një mundësi për punësim.
“Unë kam ardhur të shikoj për punësim, me qëllim që ta shikoj vetën më lartë”, shprehet Ferataj.
Ndërsa, Ilire Sardulli thotë se si persona të tillë, duhet të aftësohen më shumë.
“Më pëlqen që të vij ta gjej një punë për punësim edhe që të shikoj vende pune. Duhet të aftësohemi sa më shumë”, thekson Sardulli.
Mirsad Hajdarin nga KFC thotë se kanë pasur disa kërkesa për vende punë nga organizata që merren me personat me aftësi të kufizuar.
“Sot në panairin e punës kemi ekspozuar vendet e punës që kemi për restorante, si kuzhinier, përgatitës të hamburgerëve, për shembull te pjesa me klientë ku kemi të bëjmë me bashkëbisedim me klientët, marrjen e porosive, pozita e paketuesit dhe përshpejtuesit”, tha Hajdari.
“Kemi pasur disa kërkesa nga organizatat dhe kompanive me këto gjëra, si trajnimi dhe trajtimi i tyre në aspekt profesional gjë që është shumë e mirë”, shtoi ai.
Në këtë panair, ka marr pjesë edhe Telegrafi Jobs si një platformë që ofron dhe prezanton pozitat e punës.
Brezar Xërxa nga Telegrafi Jobs pohon se në këtë panair kanë ardhur me qëllimin që t’iu krijohet hapësira këtyre personave.
“Ne këtu kemi ardhur për ta prezantuar Telegrafi Jobs te punëkërkuesit si dhe te bizneset, për t’i informuar më shumë rreth pozitave që janë të hapura dhe për të prezantuar versionin e ri, të cilët e kemi lansuar me pagesë, e që po ka shumë sukses dhe po dëshirojmë që të jemi më afër punëkërkuesit e punëdhënësit”, pohon Xërxa.
“Pasi që ky panair ka të bëjë me personat me aftësi të kufizuar, ne kemi dashur që t’iu krijojmë hapësirën këtyre, e që të janë pjesë e Telegrafi Jobs, e të informohen më shumë rreth konkurseve që ata mund të janë të interesuar që të aplikojnë”, përfundon ai.
Të dhënat e fundit të publikuara nga Banka Botërore, shfaqin nivelin e ulët të punësimit të të rinjve dhe të rriturve me aftësi të kufizuara, duke theksuar posaçërisht sfidat me të cilat përballen gratë dhe personat të cilët jetojnë në zona rurale.
Po ashtu, të dhënat tregojnë se vetëm 15 për qind e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë të moshës 15-65 vjeç janë të punësuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Guvernatori Ismaili: Thesari amerikan dhe Rezerva Federale kanë dhënë kontribut të pazëvendësueshëm për Kosovën

Prishtina Mall përgatitet për hapjen e Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius

Suksesi i jashtëzakonshëm i rTrust – mbi 4000 nënshkrime elektronike në më pak se një muaj

Prishtina Mall përgatitet për hapjen e Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius

Suksesi i jashtëzakonshëm i rTrust - mbi 4000 nënshkrime elektronike në më pak se një muaj

Inspirim nga Italia - dyer dhe dritare cilësore nga Kontura Profiles

Nëse po kërkoni ujë të shëndetshëm - provojeni ujin Alkaline

Shtimi i sipërfaqeve të ngrohjes, kyçje dhe konsumatorë të rinj – disa nga punët gjatë vitit të fundit të Termokosit

Nuk kalon marrëveshja për 'Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B', nuk ka kuorum

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Kjo tokë afër aeroportit me sipërfaqe 34 ARI është vënë në shitje – mundësia perfekte për zhvillimin e biznesit tuaj ID-231

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Arsenalit iu desh të ndryshonte emrin e stadiumit në Ligën e Kampionëve, arsyja është shumë interesante

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias