LAJMI I FUNDIT:

Mbahet Moduli 4 i Kursit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë- Faza e dytë

Mbahet Moduli 4 i Kursit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë- Faza e dytë

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në bashkëpunim me Komitetit për Edukim Specialistik, Komitetin për Edukimin e Studentëve të Mjekësisë, Komitetit për Edukim të Vazhdueshëm Profesional dhe Komitetit të Specializantëve, ka mbajtur Kursin mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Faza 2, i cili është dizajnuar vet Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, dhe është pjesë e një kurrikule me tre faza

Faza 2 e këtij kursi, përmban 10 module, përderisa në Modulin e Katërt u trajtuan temat “Shtatzënitë ektopike”, “Abscesi tubo-ovarial”, dhe “Menaxhimi kirurgjik i endometriozes” me ligjërueset Prof. Ass. Dr. Brikene Dacaj Elshani, Ass. Dr. Lindita Ibrahimi dhe Ass. Dr. Vjosa Zejnullahu, të gjitha gjinekologe obstetër, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.


Të gjitha ligjërueset e këtij moduli, përgëzuan punën e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës në edukimin e specializantëve, për të cilën thanë se është e rëndësishme prezenca e specializantëve, në mënyrë që të marrin dije dhe të avancohen në profesionin e tyre të shkencës.

Prof. Ass. Dr. Brikena Dacaj-Elshani, e cila ligjëroi temën ”Shtatzënitë ektopike”, theksoi se fjala ektopike, do të thotë jashtë vendit, ku një shtatzëni ektopike, është një gjendje mjekësore potencialisht kërcënuese për jetën, dhe ndodh kur një vezë e fekonduar implatohet dhe fillon të zhvillohet jashtë mitrës, zakonisht në një nga tubat uterine.

“Në një shtatzëni normale, veza e fekonduar udhëton përmes tubave uterine dhe implantohet në endometriumin e mitrës, Megjithatë, në një shtatzëni ektopike, veza e fekonduar ngec në tubin uterin ose implantohet në një vend tjetër, si në vezore, abdomen, qafën e mitrës ose edhe në cikatriksin e lindjes së mëparshme cezariane. Derisa shtatzënia ektopike përparon, embrioni në rritje mund të shkaktojë rupturë të tubave uterine, duke çuar në gjakderdhje të brendshme, e cila mund të jetë kërcënuese për jetën”, shpjegoi ajo duke shtuar se këto lloje të shtatzënisë janë një urgjencë mjekësore dhe kërkojnë trajtim të menjëhershëm, sepse nëse nuk trajtohen ato mund të jenë fatale për nënën.

Duke folur për incidencën e shtatzënisë ektopike, ajo tha se kjo gjë ndryshon sipas rajonit gjeografik dhe popullatës, por vlerësohet se rreth 2-3 % e të gjitha shtatzënive janë ato ektopike, e kjo do të thotë se për çdo 100 shtatzëni afërisht 2 deri në 3 do të jenë ektopike.

“Pas një shtatzënie ektopike gjasat për tu përsëritur rritej 7-13 herë. Prandaj, është e rëndësishme të theksohet se ndërsa incidenca e përgjithshme është relativisht e ultë, shtatzënitë ektopike janë një shkak i rëndësishëm i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së nënës, për shkak të potencialit për komplikime të tilla si ruptura e tubës dhe gjakderdhja intraabdominale”, veçoi Prof. Ass. Dr. Brikena Dacaj- Elshani, në ligjëratën e saj para specializantëve.

Ndërkaq, Ass. Dr. Vjosa Zejnullahu, ligjëroi temën “Abscesi tubo-ovarial”. Ajo shpjegoi se abscesi tubo-ovarial, është komplikim serioz i vonshëm i sëmundjes inflamatore të pelvikut të patrajtuar, dhe se shumica e rasteve shoqërohen me peritonit. Kjo sëmundje, sipas saj, paraqitet si masë inflamatore që përfshinë tubën ose vezoren dhe karakterizohet me prezencën e përmbajtjes purulente ose qelbit, dhe në disa raste përfshin edhe organet fqinjë në pelvik si fshikëzen urinare dhe zorrët.

“Abscesi tubo-ovarial, afekton femrat e moshës reporoduktive pas një infeksioni të traktit të sipërm gjenital, mund të ndodh edhe pa një episod paraprake të sëmundjes inflamatore të pelvikut, madje edhe pa aktivitet seksual dhe si komplikim pas histerektomisë, dhe themi se 1/3 e pacienteve që hospitalizohen për PID diagnostikohen me absces tubo-ovarial, p,sh 66.000raste në vit në SHBA, incidenca e abscesit tubo-ovarial, është në rritje, moshat e prekura nga 15-40 vjeç, që nuk përjashton diagnozën dhe kjo ndodh në shkallë botërore në 15-30 % të femrave me PID. Po ashtu. femrat me HIV pozitiv me sëmundje inflamatore të pelvikut, kanë rrezik të rritur për zhvillim të abscesit tubo-ovarial, përderisa 59% e pacienteve me abscesit tubo ovarial janë nulipare”, theksoi me tjerash në ligjëratën e saj para specializantëve, Ass. Dr. Vjosa Zejnullahu.

Ajo përmendi edhe faktorët e rrezikut të kësaj sëmundjeje, duke përmendur moshën reprodukive 15-25 vjeçare, vendosja e IUD, tri javë pas insertimit, partnerët e shumtë seksual, episode të mëparshme të sëmundjes inflamatore të pelvikut, pas aspirimit të oociteve të procedurat e IVF në disa raste, femrat me endometriozë 2.3% VC 2%, dhe pacientet me HIV pozitivë.

Ndërkaq, ligjëruesja e fundit e këtij moduli, Ass. Dr. Lindita Ibrahimi- Veliu, e cila ligjëroi temën “Menaxhimi kirurgjik i endometriozes”, tha se endometrioza është prezenca e gjëndrave dhe stromës endometriale jashtë kavitetit të mitrës, dhe është një sëmundje beninje ku incidenca e saj është rreth 10%. Ajo përmendi edhe patogjenezën e kësaj sëmundje duke veçuar teorinë e implantimit (Samsonit), teorinë e metaplazionit celomik (Meyer), teorinë metastatike limfatike dhe vaskulare (Halban), ajo hormonale-estrohjene, dhe ajo gjenetike e imunologjike.

“Faktorët e riskut të kësaj sëmundjeje janë cikli menstrual, (menarcha e hershme, cikli menstrual i shkurtër dhe gjakderdhja e shprehur menstruale), faktorë tjetër është edhe lindjet në moshë të avancuar, parieteti (pak lindje ose fare), anamneza familjare pozitive, pesha trupore e ulët, faktorët e ambientit dhe anomalitë kongjenitale obstruktive të traktit gjenital”, tha ajo, duke cekur edhe simptomat e kësaj sëmundje ai simptomat klasike, si dismenorrhea, dispareunia dhe dhembja kronike e pelvikut, simptomat tek menstruacionet si menorragji, premenstrual spotting, po ashtu edhe infertiliteti (disfunksioni ovulator, pengesa mekanike, dispareuni, disfuksioni endometrial, inaktivizimi i spermës), gjakderdhja ciklike nga zorrët ose trakti urinar, dhimbjet ciklike etj.

Kurse, suksesi i trajtimit, sipas Ass. Dr. Lindita Ibrahimi- Veliu, është trajtimi kirurgjik i endometriozës që shoqërohet me një lehtësim të dukshëm të dhembjes për 6 muajt e parë pas operacionit, përderisa të endometrioza e lehtë, kjo është e njëjtë gati me trajtimin medikamentoz, kurse të endometriomat dhe endometrioza e infiltruar në thellësi, kjo jep rezultate më të mira dhe më afatgjata, përderisa shkalla e rekurrencës së simptomave është 40% një vit pas operacionit.

Në ndërkohë, specializantët ishin të kënaqur me prezantimin e këtij moduli, dhe shkëmbyen shumë pyetje meqë interesimi për temën në fjalë ishte i madh.

Faza 2 – Edukimi Bazik, është krijuar për t’u mësuar specializantëve 10 aftësi thelbësore kirurgjikale në fazat e hershme të trajnimit të tyre. Kjo kurrikulë është ridizajnuar kohët e fundit për edukatorët dhe specializantët, studentët, në mënyrë që të jetë më ndërvepruese, e përshtatshme, si dhe më gjithëpërfshirëse duke realizuar çdo simulim përkatës. Ky kurs, në të cilin morën pjesë mbi 30 specializantë, është mbajtur në Amfiteatrin e Telemjekësisë, dhe i njëjti do të vazhdojë të mbahet çdo dy javë deri në fund të muajit janar të viti 2024. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori