LAJMI I FUNDIT:

Mbahet Moduli 12 dhe i fundit i Kursit: Edukimi Bazik i Specializantëve të Kirurgjisë – Faza e Parë

Mbahet Moduli 12 dhe i fundit i Kursit: Edukimi Bazik i Specializantëve të Kirurgjisë – Faza e Parë

Kursi mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Faza e Parë, ka përfunduar me mbajtjen e Modulit 12 : “ACLS” (Advance Cardiovascular Life Support)

Kjo është mundësuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në bashkëpunim me Komitetin e Specializantëve, e është dizajnuar sipas modelit të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, (ACS/APDS Surgery Resident Skills Curriculum), dhe është pjesë e një kurrikule me tre faza.


E gjithë kjo punë është arritur fal angazhimit të përbashkët të Komiteteve për Edukim Specialistik, Komitetit për Edukimin e Studentëve të Mjekësisë, Komitetit për Edukim të Vazhdueshëm Profesional dhe Komitetit të Specializantëve. Moduli 12: “ACLS” (Advance Cardiovascular Life Support) është mbajtur me ligjërues Dr. Sami Bajçinca, Dr. Lulzim Hoti dhe ndihmës-ligjëruesja Dr. Fatlume Arifaj.

Me këtë rast, një prezantim gjithëpërfshirës për aktivitetet e kursit, Faza 1, e bëri Dr. Sadik Llullaku, Drejtor Ekzekutiv i Kolegjit tё Kirurgëve tё Kosovës. Sipas tij, Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, është shtëpia e të gjithëve që mjekojnë dhe kujdesen për pacientët që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjike. Ai vlerësoi lartë kontributin e vazhdueshëm dhe në koherencë, që ka dhënë dhe po vazhdon edhe më tutje të japë kryetari i KCS-së, Prof. Dr. Rifat Latifi.

Sipas dr. Llullakut, me këtë angazhim, është duke u përmbushur një nga qëllimet kryesore të misionit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, përkitazi me edukimin e mjekëve të rinj sipas standardeve profesionale ndërkombëtare.

Ndërkaq, fjalë rasti mbajtën Dr. Vlora Ibishi, Kryetare e Këshillit Organizativ dhe mbikëqyrëse e Kursit, dhe Dr. Rinë Limani Kryetare e Komisionit për Edukim të Vazhdueshëm Profesional, Oda e Mjekëve të Kosovës.

Dr. Vlora Ibishi, Kryetare e Këshillit Organizativ dhe mbikëqyrëse e Kursit, tregoi se si bashkë me kryetarët e tjerë të Komiteteve të Kolegjit, filluan hapat e parë të Kursit: Edukimi Bazik i Specializantëve të Kirurgjisë – Faza e Parë.

“Trajnimi i specializantëve do të ishte i pamundur sikur të mos ishte vullneti, dëshira dhe përkushtimi i profesionistëve të të gjithë atyre që kanë qenë pjesë në baza vullnetare, e që t’ju mundësojmë specializantëve një trajnim nga fusha e Kirurgjisë”, tha dr. Ibishi, duke shtuar se ky kurs, do të ishte i pamundur, pa pjesëmarrjen e specializantëve.

Kurse, Dr. Rina Limani, theksoi rëndësinë që e aktivitetit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, në emër të Komisionit për Edukim të Vazhdueshëm Profesional, pranë Odës së Mjekëve të Kosovës, dhe përgëzoi Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës për vullnetin, dhe angazhimin, në organizimin e këtyre aktiviteteve.

“Periudha e specializimit është periudha më e rëndësishme. Mos hezitoni, shfrytëzoni organizime të tilla, sepse është periudha vendimtare, se si do të pozicionoheni nesër në profesionin tuaj si kirurg. Ne si Komision për Edukim të vazhdueshëm profesional, nuk e kemi pas asnjë takim në Odën e Mjekëve të Kosovës, që Kolegji nuk e ka pas të paktën një kërkesë për akreditim të një aktiviteti. Kjo mundet me u bë, vetëm nëse ka njerëz të vullnetit të mirë”, tha më ketë rast dr. Rina Limani.

Sa i përket Modulit 12: “ACLS” (Advance Cardiovascular Life Support), ligjëruesi dr. Lulzim Hoti, shpjegoi para specializantëve, vlerësimin fillestar në procese, të ACLS. “Përcaktimi bëhet nëse një individ është i vetëdijshëm apo i pavetëdijshëm dhe mund të bëhet shumë shpejtë; nëse e vëreni dikë të shqetësuar, që është i shtrirë në një hapësirë publike, apo me mundësi të jetë i lënduar, ju i flisni atyre; sigurohu që vendi të jetë i sigurt para se t’i afroheni individit dhe të filloni vlerësimin sipas BLS-it apo ACLS-it; nëse individi është i pavetëdijshëm, atëherë filloni me fazën e vlerësimit të BLS dhe vazhdoni me vlerësimin ACLS; dhe nëse janë të vetëdijshëm dhe reagojnë, kërkoni miratimin e tyre për të ofruar ndihmë dhe vazhdoni vlerësimin dhe pyetni për të përcaktuar hapat e mëtutjeshëm”, tha dr. Hoti.

Por, çfarë është BLS-, ose Mbështetja Bazike e Jetës, këtë dr. Hoti e shpjegoi para specializantëve duke filluar nga koncepti i BLS-së, që siç tha ai “përfshinë procesin duke filluar sa më herët Zinxhiri i Mbijetesës; dhënia e kompresioneve të kraharorit me kualitet të lartë për të rritur, fëmijë dhe të porsalindur; të dimë ku të gjejmë dhe të kuptojmë si të përdorim Defibrilatorin Automatik të Jashtëm (AED); të ofrojmë frymëmarrje shpëtimtare kudo që është e duhur; të kuptojmë si të përformojmë si ekip dhe të dimë si të trajtojmë frymëmarrjen nga trupat e huaj”.

Përderisa, ligjëruesi dr. Lulzim Hoti, shpjegoi vlerësimin fillestar të ACLS, paralelisht ligjëruesi Dr. Sami Bajçinca dhe ndihmës-ligjëruesja Dr. Fatlume Arifaj, demonstruan në praktik këtë modul, para specializantëve të pranishëm.

Faza 1 – Edukimi Bazik, është krijuar për t’u mësuar specializantëve aftësitë thelbësore kirurgjikale në fazat e hershme të trajnimit të tyre.

Secili nga 12 modulet janë udhëhequr nga një specialist (si instruktor dhe si mentor) dhe një specializant. Në këtë Kurs kanë marrë pjesë mbi 70 specializantë, dhe pas kësaj faze, do të vazhdohet me mbajtjen e Fazës së Dytë të Kursit mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori