Mbahet Moduli 10 i Kursit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në bashkëpunim me Komitetin e Specializantëve, ka vazhduar kursin mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Faza 1, Shkathtësitë Bazike Kirurgjike kësaj radhe Moduli 10 : “Menaxhimi i Gjakderdhjeve ne Kirurgji & Anastomoza e Arterieve & Produktet e Gjakut’’, i cili është dizajnuar sipas modelit të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, (ACS/APDS Surgery Resident Skills Curriculum), dhe është pjesë e një kurrikule me tre faza
E gjithë kjo punë është arritur fal angazhimit të përbashkët të Komiteteve për Edukim Specialistik, Komitetit për Edukimin e Studentëve të Mjekësisë, Komitetit për Edukim të Vazhdueshëm Profesional dhe Komitetit të Specializantëve, ku ky modul si modulet tjera janë përqendruar në procedurat e menaxhimit të rrugëve të frymëmarrjes.
Moduli 10: “Menaxhimi i Gjakderdhjeve ne Kirurgji & Anastomoza e Arterieve & Produktet e Gjakut’’ me ligjërues Prof. Dr. Lulzim Vokrri, Prof. Dr. Bukurije Zhubi, Dr. Fatmir Hajdari, si dhe ndihmës ligjëruesen, Dr. Marigona Haziri.
Me këtë rast, drejtori Ekzekutiv i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, dr. Sadik Llullaku, përshëndeti të pranishmit, specializantët në këtë modul, dhe njëherit vuri në pah profesionalizmin e Prof. Dr. Lulzim Vokrri dhe Prof. Dr. Bukurie Zhubi, të cilët janë model që me punën dhe përkushtimin që kanë treguar, mund të arrihet niveli i standardeve ndërkombëtare në lëmin e shkencës në Kosovë. Ai shtoi se me këtë modul, specializantët do të informohen më shumë sa i përket menaxhimit të gjakderdhjeve dhe produktet e gjakut.
Njëherazi, dr. Llullaku prezantoi punën e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës në edukimin e specializantëve, për të cilën tha se është e rëndësishme prezenca e specializantëve, në mënyrë që të marrin dije dhe të avancohen në profesionin e tyre të shkencës. Ai vlerësoi lartë kontributin e vazhdueshëm dhe në koherencë, që ka dhënë dhe po vazhdon edhe më tutje të japë kryetari i KCS-së, Prof. Dr. Rifat Latifi.
Sipas dr. Llullakut, me këtë angazhim, është duke u përmbushur një nga qëllimet kryesore të misionit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, përkitazi me edukimin e mjekëve të rinj sipas standardeve profesionale ndërkombëtare.
Ndërkaq, Prof. Dr. Lulzim Vokrri, përmes këtij moduli : “Menaxhimi i Gjakderdhjeve ne Kirurgji & Anastomoza e Arterieve”, shpjegoi në detaje definicionin e gjakderdhjes, shkaqet e gjakderdhjes dhe ndarjen e gjakderdhjes, kurse sipas etiologjisë, janë ato traumatologjike dhe patologjike.
Prof. Dr. Vokrri shpjegoj edhe faktin se në raste të tilla, kërkohet edhe ekip multidiciplinar, duke përfshirë mjekun emergjent, kirurgun kardiovaskular, anesteziologun dhe reanimatori, stafi i infermierëve, fizioterapeuti, ekipi kardiovaskular i koordinuar dieticienti dhe ergoterapia. Kurse sa i përket klasifikimit të lëndimeve alteriale, dr. Vokrri i ndanë ato në kronike dhe akute.
Ndërkaq, Prof. Dr. Bukurije Zhubi, foli për temën” Transfuzioni i produkteve të gjakut eritrociteve, plazmësllojet e tyre dhe aplikimiterapeutik i tyre”. Ajo theksoi nevojën dhe rëndësinë e gjakut duke potencuar se gjaku është i nevojshëm për menaxhimin e pacientëve të cilët vuajnë nga: kanceri, sëmundjet e gjakut, anemia aplastike, talasemia, sëmundja e drapërocitës, hemofilia dhe leukemia.
Po ashtu, Prof. Dr. Zhubi shpjegoi se trajtimi transfuziv me produkte gjaku, po ashtu nevojitet në situata kur duhet të mbështeten procedura të avancuara mjekësore dhe kirurgjike duke përfshirë këtu traumat, kirurgjinë kardiovaskulare, neurokirurgjinë, si dhe transplantimin e organeve. Megjithatë, sipas saj, pavarësisht nga shkalla e zhvillimit të sistemit të kujdesit shëndetësor, transfuzioni ngel shpesh si opsioni i vetëm për mbijetesë për shumë pacientë., prandaj, duhet të përmbushen nevojat për gjak dhe produkte të gjakut të sigurta.
Faza 1 – Edukimi Bazik, është krijuar për t’u mësuar specializantëve aftësitë thelbësore kirurgjikale në fazat e hershme të trajnimit të tyre.
Secili nga 12 modulet do të udhëhiqet nga një specialist (si instruktor dhe si mentor) dhe një specializant. Në këtë Kurs po marrin pjesë mbi 70 specializantë, dhe faza e parë do të vazhdojë të mbahet çdo dy javë deri në fund të muajit Qershor 2023. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Cilat janë simptomat e sëmundjes së legjionarëve, me të cilat mund të infektoheni kur derdhet uji nga çezma apo dushi?

Vazektomia jua rikthen jetën seksuale në vitet e adoleshencës!

A mjaftojnë pesë orë gjumë gjatë natës për t’u ndjerë mirë?

Cilat janë simptomat e sëmundjes së legjionarëve, me të cilat mund të infektoheni kur derdhet uji nga çezma apo dushi?

A mjaftojnë pesë orë gjumë gjatë natës për t’u ndjerë mirë?

Të gjithë mendojnë se është normale, por mund të jetë një simptomë e një sëmundjeje kronike: Shikoni bërrylin sa më parë

Kafe me gjalpë, mënyra më e mirë për të humbur në peshë

Vazektomia jua rikthen jetën seksuale në vitet e adoleshencës!

Melodia që zgjon hormonin e lumturisë: Dëgjoni frekuencën e cila forcon serotoninën, endorfinën dhe dopaminën

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

SHBA kërkoi nga Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën, reagon Rama

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Blinken-Vuçiqit: Përgjegjësit për sulmet në veri, që tani ndodhen në Serbi - duhet të mbajnë përgjegjësi

Gjermania mendon se KFOR-i nuk duhet të marrë kontrollin në veri

Kurti kërkon ndihmën amerikane kundër planeve luftarake të Serbisë

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën