LAJMI I FUNDIT:

Mbahet mesha e Krishtlindjes, Koliqi: Më shumë se ne – Zoti feston ardhjen e tij në mesin tonë

Mbahet mesha e Krishtlindjes, Koliqi: Më shumë se ne – Zoti feston ardhjen e tij në mesin tonë

Në Katedralen “Shën-Nënë Tereza”, në Prishtinë, është mbajtur meshae Ditës së Krishtlindjes, ku u tha se Krishtlindja do të thotë se amshimi dhe koha jonë bashkohet.

Mesha e sotme iu kushtua Ungjillit të Gjonit, ku famullitari i Prishtinës, Don Fatmir Koliqi ka rrëfyer se si ka ndodhur lindja e Jezusit por u ndal edhe te kuptimi i Krishtlindjeve.


Koliqi derisa ka uruar festën të gjithëve, është ndalur edhe te Ungjilli i Gjonit, për të cilin tha se ka një shikim shqiponje që përveçse është simbol i kombit, është edhe simbol i Ungjillit të Gjonit për të treguar brendësinë e tij dhe për t’u futur në misterin e asaj që është Jezusi.

“Ky Ungjilltar ka një shikim ndryshe, ka një shikim shqiponje mund të themi, sepse edhe vet Ungjilltari Gjoni paraqitet me simbolen e shqiponjës që e kemi në bankat tona të Katerdales, përveç se është një simbol i kombit tonë, ky është edhe një simbol i Ungjillit të Gjonit për të treguar brendësinë e Gjonit për t’u futur në misterin e asaj që është Jezusi. Çfarë ka ndodhur, kush është ky Jezus, kjo foshnje hyjnore që aq shumë e kanë pritur njerëzit, e ka pritur mbarë bota dhe ne e quajmë një fëmijë shpëtimtar i njerëzimit, Gjoni sot na tregon se Jezusi është një foshnje e cila ka ardhur nga qielli”, tha Koliqi.

Koliqi po ashtu rrëfen edhe kohën si ka ndodhur Krishtlindja.

“Krishtlindja do të thotë se amshimi dhe koha jonë bashkohet, vjen Zoti për të pranuar, merr kohën e kalueshme në një botë që kalon dhe shkrimi shenjtë na thotë pikërisht se në plotësimin e kohës fjala kumbon njeri dhe kjo fjalë erdhi dhe bëri detyrën tonë njerëzore në personin e Jezusit, që është një njeri konkret në një kohë dhe në një hapësirë konkrete. Kjo ngjarje është çasti kur përmbushen të gjitha profetsitë dhe premtimet shekullore që hyji i kishte dhënë. Është momenti kur e amshueshmja kërkon kohë dhe koha bëhet pjesë e amshuarës.

Një gërshetim i veçantë i të krijuarës dhe amshimit dhe Jezusit, hyji bashkon njeriun dhe Zotin në një person, pra Jezusi është hyj i vërtetë dhe është njëri i vërtetë. Me mëshirimin e fjalës, atij fillimi që krijoi çdogjë, që e morri emrin Jezu Krishti, ka hy ky Zot në botën tonë, ka hy në çdokohë dhe ka bërë botën tonë një vend teologjikë…34:18 Më shumë se ne festojmë, Zoti feston ardhjen e tij në mesin tonë. Krishtlindjet mund të realizon vet Jezusi, ne vetëm kemi nevojë me lirinë e pakushtë t’ia hapim zemrën dhe ai të vijë dhe ta ngrejë shtëpinë e vet në zemrat tona”, rrëfen Koliqi./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori