LAJMI I FUNDIT:

Mbahet manifestim kulturor në 150-vjetorin e lindjes së poetit Asdreni

Mbahet manifestim kulturor në 150-vjetorin e lindjes së poetit Asdreni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori sonte pjesë në manifestimit kulturor me rastin e 150-vjetorit të lindjes së atdhetarit e poetit Aleksandër Stavre Drenova – Asdreni.

Kurti me këtë rast tha se poetit Asdreni do t’i mjaftonte vetëm poezia “Himni i Flamurit” për t’u radhitur në plejadën e shkrimtarëve të shquar të Rilindjes sonë Kombëtare, një poezi që sublimoi idetë e luftës sonë të drejtë për liri e pavarësi.


“Me veprat e tij të shkruara përgjatë katër dekadave ai e pasuroi dhe e modernizoi letërsinë shqipe, krahas poetëve tanë më të shquar, si Fishta, Migjeni, Poradeci e të tjerë. Fjalët e Asdrenit janë motivi i këtij spektakli të cilin ju, artistë të shquar nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, do të shfaqni sonte për të nderuar kujtimin e poetit. Për pjesën më të madhe të jetës së tij, Asdreni jetoi larg atdheut dhe mallin e dëshirën që i buronte nga shpirti i shndërroi në fjalë”, tha kryeministri Kurti.

Në këtë manifestim, nën drejtimin artistik të Mjeshtrit të madh, Josif Minga, artistë të shquar nga Shqipëria dhe Kosova nderuan kujtimin e poetit me interpretimet e tyre në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Me pjesëmarrjen e korit kameral “Dardanica”, nën drejtimin e Edon Ramadanit, të formacionit orkestral nën drejtimin e Visar Kuçit, Zhulieta Sheremeni, Artan Bakija, Zamira Kita, Ligoraq Riza, Kristian Koroveshi, Grupit Polifonik i Burrave Drenovë, si dhe me intervista të personaliteteve dhe imazhe të shumta dokumentare, u kujtua dhe rrëfye jeta e veprimtaria e një prej figurave më të rëndësishme të kulturës shqiptare.

Manifestimi “Na flet Asdreni” u organizua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës dhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori