LAJMI I FUNDIT:

Mbahet Konferenca e të Rinjve e Ballkanit Perëndimor

Mbahet Konferenca e të Rinjve e Ballkanit Perëndimor

Si një ngjarje kryesore përgatitore për Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor në Londër, në korrik 2018, si dhe në mbështetje të programit tonë për të ndërtuar shoqëri të shëndosha, Këshilli Britanik në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO) organizon Konferencën e të rinjve e Ballkanit Perëndimor, në Prishtinë, më 26-27 mars 2018.

Të rinjtë dhe organizatat rinore të rajonit janë të ftuara që nëpërmjet paneleve, prezantimeve dhe grupeve punuese të hartojnë një pako rekomandimesh te politikave dhe mesazheve, që do t’u paraqiten Qeverive të Ballkanit Perëndimor.


Konferenca ka në qendër të saj se si të mbështeten më së miri të rinjtë dhe organizatat rinore në këtë rajon. Ajo do të ofrojë një mundësi për të ndarë praktikat më të mira dhe reflektimet mbi politikat rinore, duke theksuar diskutimet e përbashkëta, se si të sigurohet pjesëmarrja e të rinjve të këtij rajoni në procesin e Berlinit, si hartues dhe monitorues politikash, por edhe si përfitues të tyre.Ndër folësit e konferencës do të jetë Ambasadori i Britanisë në Prishtinë, Ruairi O’Connell, Drejtori i Këshillit Britanik të Ballkanit Perëndimor Clare Sears, Zëvendës Drejtori i Departamentit të Ballkanit Perëndimor FCO Peter Bainbridge dhe Sekretari i Përgjithshëm RYCO Ɖuro Blanuša.

Pothuajse 100 pjesëmarrës, do të përfshijnë kryesisht të rinjtë dhe organizatat e tyre nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Atyre do t’u bashkohen përfaqësues të organizatave dhe nismave rajonale, si edhe partnerë kryesorë ndërkombëtarë që punojnë me dhe për të rinjtë e rajonit.

Rezultatet e pritshme nga konferenca e të rinjve përfshijnë:

– Të dëgjohen zërat e të rinjve që vijnë nga burime të ndryshme – kërkimet më të fundit për të rinjtë dhe analizimi i politikave për të rinjtë, përvojat më të fundit të punës së të rinjve në komunitetet vendore dhe, çka është më e rëndësishme, të dëgjohen vetë të rinjtë, pjesëmarrës në konferencë.
– Artikulimi i mesazheve të qarta që ndikojnë politikat për të rinjtë dhe vendimet e marra në emër të të rinjve nga institucionet, organizatat dhe nismat që punojnë me dhe për të rinjtë.
– Krijimi i një kuptimi të përbashkët, se si të trajtohen së bashku sfidat dhe përparësitë kryesore, si të veprojmë për të ngushtuar hendekun ndërmjet politikave dhe praktikës, dhe si të sigurojmë mekanizma të efektshme, me qëllim që zërat e të rinjve të dëgjohen gjatë kësaj rruge.

Përshkrimi i projektit 

Programi “Qytetarë aktivë” u krijua për të mbështetur Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër në korrik 2018, si pjesë e Procesit të Berlinit. Disa nga temat kryesore të Procesit të Berlinit deri më tani janë fokusuar në forcimin e shoqërisë civile, sigurinë dhe fuqizimin e të rinjve. Projekti “Qytetarët Aktivë” financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe implementohet nga Këshilli Britanik. Ky projekt është dizajnuar për të trajnuar pjesëmarrësit në shkathtësitë dhe njohuritë e nevojshme për të ndikuar në ndryshimet sociale në komunitetet e tyre dhe për të nxitur angazhimin dhe mbështetjen e të gjithë aktorëve – politikëbërësve, shoqërisë civile, komuniteteve dhe mediave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Lajme
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Lajme
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Lajme
Kalo në kategori