LAJMI I FUNDIT:

Mbahet forumi kreativ në Strumicë

Mbahet forumi kreativ në Strumicë

Si të gjenerohen më shumë ide, çka është kreativiteti dhe inovacioni, si krijohet rrjeti për sipërmarrësi kreative dhe cilët janë teknikat për përpunimin e logove, sot kanë mësuar me dhjetëra nxënës në Strumicë në kuadër të projektit ‘Rrjeti për sipërmarrësi kreative’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i projektit është intensifikojë bashkëpunimin tejkufitar mes njerëzve dhe institucioneve nga rajoni, ata së bashku të përgjigjen për sfidat dhe të shfrytëzojnë potencialin përmes krijimit të kreativitetit, veçanërisht te të rinjtë, njofton AIM.


Në kuadër të projektit do të mbahet edhe trajnim për sipërmarrësi kreative, si dhe trajnim për mundësi për financim të biznesit kreativ. /Telegrafi/