Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizon tryezë diskutimi mbi efektin e tarifës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjaku në ekonominë e vendit një vit pas aplikimit të saj.

Në këtë tryezë do të diskutohen tema të ndryshme si bilanci tregtar i Kosovës gjatë viteve 2016-2019, cilat janë përfitimet e prodhimeve vendore pas vendosjes së tarifës, cilët janë përfituesit më të mëdhenj nga tarifa 100%, punësimi në sektorin e prodhimit: para dhe pas tarifës 100 për qind.

Tryeza e diskutimit mbahet në Orion Conference Center duke filluar nga ora 10:00.

Kujtojmë se më 6 nëntor të vitit 2018, Qeveria në largim e Kosovës vendosi taksën prej 10 për qind për prodhimet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, kurse më 21 nëntor kjo taksë u ashpërsua më 100 për qind për të gjitha produktet dhe mallrat e importuara nga këto dy shtete. /Telegrafi/