Antonio Conte tashmë ka paralajmëruar dënim të rëndë për Arturo Vidalin, i cili u vonua që të kthehet me ekipin Bianconer pas ndeshjeve me kombëtaren e Kilit.

Por, këtë nuk do ta bëjë Mazzarri. Ai konfirmoi vonesat e disa lojtarëve argjentinas, por tha se nuk do t’i dënoj ata.


“Nëse ekziston vonesë në fluturim dhe organizimi ishte i mirë nga lojtarët, atëherë nuk është faji i askujt, unë nuk shoh arsye për t’i dënuar lojtarët sikur disa trajnerë të tjerë. Gjendja e tyre? Unë nuk e di, dje erdhën në kamp, po punojnë lehtë e po tentojnë që të më sigurojnë se mund të luajnë”, theksoi Mazzarri para se të fliste për Torinon.

“Torino është një ekip shumë i mirë. Do të jetë një ndeshje më e vështirë se sa që pritet. Ata kanë ekip shumë të organizuar dhe ata kanë marrë më pak pikë se sa që meritojnë. Do të jetë test i rëndësishëm pas asaj humbje të pamerituar ndaj Romës”, përfundoi tekniku italian.

Interi të dielën mbrëma i shkon Torinos në stadiumin olimpik. /Telegrafi/

telegrafi sport app