LAJMI I FUNDIT:

Mazhoranca dhe opozita drejt marrëveshjes për ti dhënë fund kaosit në Kuvendin e Shqipërisë

Mazhoranca dhe opozita drejt marrëveshjes për ti dhënë fund kaosit në Kuvendin e Shqipërisë

Pas takimit të përbashkët të katër krerëve të grupeve parlamentare me ndërmjetësimin e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla për të diskutuar rrugët e daljes nga kriza gati gjashtë mujore në Kuvend, palët duket se janë afër një akordi.

Pas gjetjes së gjuhës së përbashkët javën e shkuar për t’i dhënë fund kaosit në Parlament, këtë të martë do të zhvillohet një mbledhje e Konferencës së Kryetarëve.


Në këtë mbledhje pritet të miratohen ndryshimet në Kalendarin e Kuvendit ku të përfshihen kërkesat e plotësuara të opozitës për komisionet zgjedhore dhe përbërjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Nëse çdo gjë do të shkojë me ritmin e duhur, pritet që seanca plenare e 21 marsit të jetë e para normale dhe pa kaos parlamentare që nga tetori i vitit të shkuar, kur deputetët e opozitës nisën aksionin në Kuvend.

Të hënën nuk ka pasur takime mes përfaqësuesve të opozitës dhe maxhorancës, por mësohet se mes kampit socialist janë zhvilluar disa takime konsultative. Burime bëjnë me dije se kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi këzhvilloi të hënën takime të njëpasnjëshme me kryetaren e Kuvendit Nikolla, kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka si dhe drejtuesin e komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, raporton Euronews Albania. /Telegrafi/