LAJMI I FUNDIT:

Mazda po e rikthen motorin “e pazakonshëm” të benzinës

Mazda po e rikthen motorin “e pazakonshëm” të benzinës

Thashethemet për kthimin e motorit rrotullues kanë qarkulluar prej vitesh dhe Mazda i konfirmoi ato në janar kur zbuloi një “crossover” të vogël hibrid plug-in të quajtur MX-30 e-Skyactiv R-EV. Megjithatë, prodhimi masiv i motorit “të pazakonshëm” të benzinës ka filluar tani në fabrikën e Mazda-s në Hiroshima.

Modeli i dashur RX-8 ndaloi së prodhuari 11 vite më parë, më saktë më 22 qershor 2012, kur u prodhuan një mijë kopje të modelit Spirit R për tregun japonez. Deri atëherë, Mazda prodhoi gjithsej 1.99 milion automjete të fuqizuara nga një motor rrotullues.


Patenta të shumta kanë zbuluar se kompania japoneze nuk ka hequr dorë nga ideja e një veture të re sportive me motor rrotullues, por rruga nga patentimi i teknologjisë deri në fazën e prodhimit dhe instalimit në një veturë rrugore është shumë e gjatë.

Mazda instaloi për herë të parë një motor rrotullues në Cosmo Sport 110S të vitit 1967, një motor Wankel me dy rotor që zhvilloi 110 kuaj/fuqi. Mbetet për t’u parë nëse ekuivalenti i tij modern 830cc, i ushqyer nga një rezervuar 50 litra, do të vendoset në modele të tjera apo vetëm në MX-30 e-Skyactiv R-EV.

Në crossover, ky motor me një rotor të vetëm jep 74 kuaj/fuqi dhe nuk ka lidhje mekanike me rrotat për faktin se ai vepron si gjenerator, d.m.th., “zgjerues i rrezes” dhe ka për detyrë të rrisë diapazonin në më shumë se 600 kilometra.

Rrotat e përparme drejtohen nga një motor elektrik që jep 170 kuaj/fuqi dhe 260 Nm çift rrotullues, dhe fuqizohet nga një bateri 17.8 kWh. /Telegrafi/