LAJMI I FUNDIT:

Mazda CX-60 bëhet me motor turbo 3.3 litërsh dhe ka 280 kuaj/fuqi

Mazda CX-60 bëhet me motor turbo 3.3 litërsh dhe ka 280 kuaj/fuqi

Kur Mazda e prezantoi modelin CX-60 në muajin mars, ajo vuri në pah konfigurimin hibrid “plug-in” me motorin me benzinë 2.5 litërsh dhe me motorin elektrik që prodhojnë 323 kuaj fuqi të kombinuar dhe 500 njuton metër.

Pastaj erdhi motori me naftë, një motor 3.3 litërsh me gjashtë cilindra i mjaftueshëm për 251 kuaj fuqi dhe 550 njuton metër. Ndërsa versioni australian i merr të dy opsionet, plus një motor benzine me të njëjtin konfigurim 3.3-litërsh me gjashtë cilindra dhe sistem hibrid të butë prej 48V si djegës vaji.


Duke i parë këto shifra, nuk duket shumë mbresëlënëse. Mazda e vlerëson motorin e sapokrijuar me gaz me vetëm 280 kuaj fuqi nëpërmjet 5,000 dhe 6,000 rrotullime për minutë ndërsa fuqia rrotulluese maksimale arrin nga 2,000 deri në 3,500 rrotullime për minutë, raporton motor1, përcjell Telegrafi.

Këto shifra janë të zbehta në krahasim me ato të motorit M139L që AMG instalon në C63-shin e ri. Dyshja gjermane e performancës “sedan/wagon” merr një motor shumë më të vogël 2.0-litërsh me 4 cilindra që prodhon 476 kuaj fuqi dhe 545 njuton metër.

Megjithatë, mund të ketë disa shpjegime se pse motori me gjashtë cilindra ka më pak se 300 kuaj fuqi. Mund të ketë lidhje me ligjet më të rrepta për emetimet ose inxhinierët me qëllim kanë çmontuar motorin 3.3 litërsh për shkak të çmimeve të lartë të karburantit.

Në një intervistë për Car Expert, një zëdhënës i Mazda Australia tha se motori me specifika të ndryshme do të instalohet në versionin me trup më të gjerë të SUV-së e cila në tregun amerikan do të shitet si CX-70. Motori gjithashtu do të instalohet edhe në modelin më të madh, me ulëse në tre rreshta, CX-90. /Telegrafi/