Conor McGregor dhe Floyd Mayweather kanë krijuar një rivalitet në media gjatë këtij viti duke nxitur idenë e ndonjë mega-meçi mes tyre në të ardhmen.

Irlandezi, i cili u shndërrua në sensacion botëror këto ditë pas fitores ndaj Eddie Alvarez në duelin e New Yorkut, gjithmonë ka dashur të ndeshet me Mayweather.


Pasi u bë kampion në dy kategori në UFC, mediat e kanë krahasuar suksesin e McGregorit me atë të Mayweatherit. Por, kjo nuk i ka pëlqyer boksierit të famshëm amerikan.

“Asnjëherë mos e krahasoni Conor McGregorin me mua, është mungesë respekti. Unë jam një elefant, elefantët nuk rrihen me milingonat. Elefanti është aq i madh, saqë nuk i sheh milingonat”, ka deklaruar Mayweather.

Sido që të jetë, ideja e një mega-meçi mes dyshes është mjaft intriguese dhe padyshim se vëmendja do të ishte jashtëzakonisht e madhe. /Telegrafi/

telegrafi sport app