LAJMI I FUNDIT:

May duhet t’i japë fund kaosit politik

May duhet t’i japë fund kaosit politik

Ka kaluar një javë nga dështimi i Theresa May tme propozimin e saj për Brexit-in në Parlament. Por, ndërkohë asgjë nuk ka ndryshuar. May ka paraqitur një plan B, por faktet mbeten të njëjta. Plani B i Theresa Mayt synon përmirësimin e marrëveshjes për divorc me Bashkimin Evropian. Disi, diku dhe dikur. Për këtë ndarje ajo nuk e ka mbështetjen e Parlamentit në Londër, por nuk ka as partner për negociata në Bruksel. BE mbetet në qëndrimet e deritanishme, pavarësisht paraqitjes dëshpëruese të kryeministres britanike. Nuk mund të ketë negociata të reja për modalitetet e Brexit-it, eventualisht mund të bisedohet për një union doganor pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE. Gjendja është totalisht e paqartë. Askush nuk e kupton më se çfarë lojërash po bëhen në Londër. Këtë mbase nuk e dinë as vet partitë politike atje, të cilat duket se nuk dinë se çfarë duan të arrijnë.

Ora po rrahë, koha po kalon. Nëse nuk ndodhë asgjë e re, Britania e Madhe do ta largojë vetveten nga tregu i brendshëm i BE me 29 mars, pa siguruar ndonjë lidhje me të. Një situatë tërësisht e rrezikshme politike, që si pasojë do të ketë një kufi “të ngurtë” mes Republikës së Irlandës dhe pjesës tjetër të Britanisë së Madhe. Këtë nuk e do BE-ja por as britanikët dhe irlandezët.


Cila është pra dalja nga ky qorrsokak me emrin Brexit?

Duket se kryeministrja May është e paaftë për të realizuar projektin e daljes nga BE. Ajo mund t’i japë fund kësaj marrëzie me Brexit-in dhe atë në mënyrë legale, pa ndonjë pëlqim të Parlamentit. Theresa May duhet të shkruajë vetëm një letër, ta dërgojë në Bruksel dhe të kërkojë rikthimin në procedurat para vendimit për Brexit, që nënkupton shtyrjen e procesit.

Britania e Madhe do të fitonte kohë të mjaftueshme dhe qetësi për të rimenduar mënyrën e daljes nga BE. Nëse shtetasit e Anglisë, Uellsit, Skocisë dhe Irlandës së Veriut janë dakord, për raportet që duan të kenë me pjesën tjetër të Evropës, atëherë mund të përdoret në çdo moment edhe në Artikullin 50. Por, vetëm pasi të kenë vendosur ata. Natyrisht që Theresa May ka marrë fund si kryeministre, por ajo edhe më parë ka vendosur që të mos rikandidojë për këtë post.

Zgjedhjet e reja janë të domosdoshme për të krijuar një qeveri të aftë për veprim, e cila do të kishte edhe shumicën e duhur në Parlament. Një qeveri e re mund të vijë në konkludimin se populli sërish duhet të votojë në një referendum të ri, nëse Britania e Madhe duhet të largohet vërtet nga BE – tani kur shihet qartë se cilat do të ishin pasojat e Brexitit. Do të ishte ky referendumi i tretë prej vitit 1975-2016 për këtë çështje. Asgjë nuk është më e vështirë se demokracia.

Radhën e ka pra Theresa May, që të përfundojë këtë kaos, të heqë dorë nga posti i saj, por fillimisht duhet të vendosë sërish status quo ante-n e mëparshme. Ndaloni futjen në fuqi të Artikullit 50, znj. May!

Në trend

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori