LAJMI I FUNDIT:

Maxhuni: Gjendja e sigurisë ne vend e qetë dhe stabile

Maxhuni: Gjendja e sigurisë ne vend e qetë dhe stabile

Drejtori Përgjithshëm i policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka nisur raportimin rreth sigurisë në vend, në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikqyrjen e FSK-së.
Maxhuni tha se Policia e Kosovës konsideron se gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile

.“Për tetë muaj PK ka realizuar të gjitha detyrat dhe parashikimet konform planit strategjik”, tha drejtori Maxhuni.Ai tha se prioritet i tyre është qasja parandaluese. Më këtë periudhë dhe viteve të fundit është dëshmuar se PK ka ndikuar në uljen e rasteve të krimit. Suksese janë shënuar dhe në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore., ka thënë numri një i Policisë së Kosovës.“Në vitet e fundit kemi më pak prezencë të drogave të forta. Një prezencë e narkotikëve është tek ne, ajo është marihuan kanabis, që vjen si pasojë e kultivimit në fqinjësi”, ka thënë Maxhuni.


Policia e Kosovës, sipas tij, ka shënuar suksese edhe në luftën kundër krimit, krimit ekonomik dhe korrupsionit.“Ne vazhdojmë më masa konkrete shtesë për avancimin e nivelit të sigurisë.

Kemi arrit të parandalojmë edhe incidente të karakterit terrorist që i shohim në vende të ndryshme. PK po vazhdon me masa konkrete ti parandalojë incidentet e tilla”, ka thënë Maxhuni, ndërkohë që raportimi i tij para Komisionit po vazhdon.

Në Komision sot janë të pranishëm edhe anëtarët nga AAK dhe Nisma, Daut Haradinaj dhe Zafir Berisha, të cilët tash e sa kohë kanë munguar në Komisionet e Kuvendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori