LAJMI I FUNDIT:

Matoshi kërkon urgjentisht fillimin e hetimeve për rastin e paraqitur nga deputeti Zeka

Matoshi kërkon urgjentisht fillimin e hetimeve për rastin e paraqitur nga deputeti Zeka

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka kërkuar sot zyrtarisht nga organet e hetuesisë që të fillojnë menjëherë hetimet në lidhje me rastin e paraqitur nga deputeti Milaim Zeka, rreth ndërtimit të një hoteli në Brezovicë.

Në njoftimin e bërë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor thuhet se, ministri Matoshi, është falënderues ndaj deputetit Milaim Zeka, dhe secilit qytetarë tjetër që ndihmon Ministrinë dhe organet tjera shtetërore në luftimin e korrupsionit dhe dukurive tjera negative në vend.

Në njoftim më tej thuhet se Matoshi, mbetet i përkushtuar që në kuadër të kompetencave të veta të hap të gjitha dyert dhe rrugët për hetimin e këtij rasti dhe siguron organet e hetuesisë se askush brenda MMPH-së nuk do të lejohet që të pengojë këtë proces.

Kërkesa Matoshit drejtuar organeve të hetuesisë shpreh vullnetin dhe përkushtimin e MMPH-së që ky rast të zbardhet sa më shpejtë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori