LAJMI I FUNDIT:

Mathieu: Më akuzonin vetëm mua për humbjen me Juventusin, askush nuk e pa çfarë bën Pique dhe Mascherano

Mathieu: Më akuzonin vetëm mua për humbjen me Juventusin, askush nuk e pa çfarë bën Pique dhe Mascherano

Jeremy Mathieu thotë se te Barcelona vetëm atij i janë drejtuar për kritika sa herë që mbrojtja dështonte, ndërsa shton se do tu tregojë aftësitë e veta, Josep Maria Bartomeu dhe Robert Fernandez, pikërisht në ndeshje ndaj tyre të mërkurën.  

Mathieu ka kaluar te Sporting Lisbona këtë vetë si lojtar i lirë, pas tre sezoneve të kaluara në Camp Nou.

Mbrojtësi tashëm 33 vjeç shënoi gol të bukur ndaj Tondelas në fitoren 2-0.


“Nuk e di se a do të festoj. Kam shumë respekt për ish-bashkëlojtarët dhe fansat”.

Francezi sa ishte te Barcelona

“Nëse festoj do të ndodh për Bartomeun dhe Robert Fernandezin, pasi besoj se mënyra se si më trajtuan është e vështirë për mua”.

“Nëse ndodh do të ndodh vetëm për ta. Ky është futbolli, por tani jam i lumtur. Nuk ma ndjen më”.

Mathieu befasoi të gjithë me golin nga gjuajtja e lirë, edhe Ronaldon në tribuna (Video)
Lexo po ashtu Mathieu befasoi të gjithë me golin nga gjuajtja e lirë, edhe Ronaldon në tribuna (Video)

“E respektoj Barcelonën, por ndjehem më shumë si te Valencia. Është vend familjar dhe ndjehem mirë”.

https://www.youtube.com/watch?v=UzANzTJKFv4

Mathieu ka akuzuar gazetën katalunase Sport, duke thënë që pas eliminimit nga Juve, u morën vetëm me të.

“Gazeta Sport, është e q*** pak, pasi sa herë unë luaja ata gjenin diçka kundër meje për të shkruuar”.

“Futbolli është lojë ekipore dhe kur humbet është faji i të gjithëve, mendimi im”.

Top 10 futbollistët mbi 30 vjeç më të kushtueshëm në botën e futbollit (Foto)
Lexo po ashtu Top 10 futbollistët mbi 30 vjeç më të kushtueshëm në botën e futbollit (Foto)

“Në ndeshje ndaj Juventusit të gjithë thoshin se unë isha problemi. Te goli i parë ndoshta”.

“Ata kanë mundur të shkruanin se çfarë bënë Mascherano ose Pique? Por nuk bën”, ka thënë Methieu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Premier League
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Premier League
“Ai ende shënon pak gola”, legjenda italiane Totti kritikon formën e Yamal

“Ai ende shënon pak gola”, legjenda italiane Totti kritikon formën e Yamal

La Liga
Kalo në kategori