Matheus Cunha i vë kushte Man Unitedit për t'u transferuar në Old Trafford

Matheus Cunha thuhet se ka bërë një kërkesë të guximshme gjatë bisedimeve për kontratën me Manchester United.
Lojtari ka rëndë dakord me të gjitha kushtet e ofruara nga Djajtë e Kuq, pavarësisht se këta të fundit nuk do të luajnë në asnjë garë evropiane.
Cunha ka këmbëngulur që t’i jepet fanella ikonike me numrin 10 nëse ai përfundon një transferim në Old Trafford.
Sulmuesi brazilian, aktualisht te Wolves, e sheh veten si një figurë qendrore në planet e Ruben Amorim dhe është i etur të pranojë presionin dhe pritjet që vijnë me veshjen e një numri kaq prestigjioz.
Kërkesa e Cunhas pasqyron besimin dhe ambicien e tij për të qenë protagonist te United, veçanërisht pasi ai është i gatshëm të bashkohet pa një futboll të Ligës së Kampionëve.
Ndërsa klubi vazhdon të eksplorojë përforcime në sulm pas një sezoni zhgënjyes në Ligën Premier dhe dështimit për t'u kualifikuar në garat evropiane. /Telegrafi/




















































