Shtrirja e projekteve investive nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS në kuadër të Planit Zhvillimor i Rrjetit të Shpërndarjes ka arritur edhe në një nga rajonet periferike të Ferizajit, në Sherret.
I gjithë rajoni ka përfituar, e në veçanti rruga “Naim Beka”, nga ky investim që KEDS ka implementuar në kuadër të projekteve me qëllim rritjen e cilësisë së rrjetetit elektrik për furnizim më të mirë në tërë Kosovën.
“Trafo e re, 85 shtylla të betonit për tension të ulët, 5 për tension të mesëm. 4 mijë metra kabllo ajrore dhe 4 mijë metra të tjera kabllo nëntokësore bashkë me 2 mijë e 400 metra kabllo për tension të mesëm, janë pjesë e investimit në kuadër të projektit që është realizuar për lagjen Sherret”, bëjnë të ditur në KEDS.
I tërë investimi është i standardeve më të larta europiane dhe ndikimi do të jetë i drejtpërdrejt në kualitetin e furnizimit, tensionit stabil dhe në evitimin e rrezikut nga rrjeti i vjetëruar.
Në mesin e 243 ekonomive familjare që përfitojnë nga ky investim i KEDS-it në Sherret janë edhe familjet Avdiu, Hamza, Haliti..
“Së pari investimi shihet me sy. Rreziku ka qenë me rëndësi të evitohet sepse shtyllat e vjetëruara dhe kabllot e zhveshura kanë rrezikuar jetë. Sa i përket kualitetit vërehet. Tani janë banorët ata që duhet ta ruajnë këtë investim që ka bërë KEDS”, thotë Agzim Haliti nga kjo anë.
Edhe bashkëvendësi i tij Avdi Avdiu e lëvdëron investimin si diçka e pritur tash e sa kohë.
“Në atë pjesë sikur gjithçka ka qenë shumë herë e harruar. Dhashtë Zoti tash kjo punë që ka bërë KEDS-i të shihet edhe nga të tjerët dhe i kthejnë sytë nga ne. Investime më përpara nuk ka pasur kurrë në rrjet. Ka qenë shumë problem”, thotë Avdiu.
Planit Zhvillimor i Rrjetit të Shpërndarjes është një master plan i KEDS-it që parasheh investmin e 300 milion eurove në rrjetin distribuiv elektrik të Kosovës deri në vitin 2025. Përmes këtij master plani KEDS mëton të rinovojë rrjetin elektrik dhe ta bëjë atë të ngjashmë me rrjetet elektrike të shteteve të zhvilluara evropiane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Telegrafi fuqizon shërbimet e marketingut duke sjell reklamim atraktiv
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi