LAJMI I FUNDIT:

Mashtrimi i McLaren me një hibrid 720S të rrejshëm (Foto)

Mashtrimi i McLaren me një hibrid 720S të rrejshëm (Foto)

Kamuflimi bëri të duket, sikur është një makinë e re hibride

Në fillim të muajit, reporterët që merren me makina të reja, e fotografuan atë që mendohej të jetë një 720S me shenjat që njoftonin se është hibrid, transmeton Telegrafi. Gjithçka dukej në rregull dhe besohej se është duke u punuar, për pasardhësin e kesaj makine.


Supercar Blog ka studiuar me vëmendje këtë makinë dhe zbuloi ky është një mashtrim nga McLaren, meqë është një 720S i rrejshëm dhe jo një makinë e re.

Besohet se është një Speedtail, ose model i ngjashëm, në trupin e së cilës po punohet për një hibrid të ri. Pretendimin e bën edhe më bindës, shifra MVY04-BP23, që është emir brendshëm i Speedtail.

Konsiderohet se McLaren ka bashkuar dy modele, që të sjellë një hibrid të ri, në mënyrë që të pakosojë shpenzimet dhe të shfrytëzojë përvojat e deritanishme. /Telegrafi/