LAJMI I FUNDIT:

Mashtrim apo shaka? Në internet ofrohen votat për shitje!

Mashtrim apo shaka? Në internet ofrohen votat për shitje!

Në rrjete sociale dhe platforma të ndryshme për shitblerje në Kosovë, janë bërë dhjetëra shpallje ku qytetarët kanë ofruar për shtije votën e tyre për zgjedhjet e 6 tetorit.

Personat që i kanë publikuar shpalljet kanë kërkuar nga 20 deri në 300 euro për të shitur votën.

Sipas Radio Evropës së Lirë, personat që kanë publikuar shpalljet në përgjigjet e tyre duke dashur të mbesin anonim kanë mohuar ta kenë bërë një gjë të tillë duke thënë se u është keqpërdorur numri i tyre.


“Jo vallah unë jo. Jo nuk po e di. S’e di vëlla dhe jam zënë”, ishte përgjigja e njërit.

“Tjetër kush e ka postu, veç ia ka futur numrin dhe rastësisht ka qëlluar numri im”, ishte përgjigja tjetër.

“Ku ta di, ndonjë shok ka bërë hajgare, ku ta di”.

Prokuroria po heton personat që i kanë publikuar këto shpallje, pasi shitja e votës është vepër penale.

“Është intervistuar një person, do të intervistohen edhe personat e tjerë, të cilët i kanë publikuar këto të dhëna nëpër rrjete sociale. Do të merremi në mënyrë më të detajuar. Pastaj pas verifikimit të informatave dhe personave të cilët i kanë publikuar ato në rrjete sociale apo platforma të ndryshme, ne e kemi edhe njësitin e posaçëm të krimnit kibernetik, me të cilët do të bashkëpunojmë ngushtë, për t’i evidentuar dhe shiqruar se kush janë ata persona, dhe në çfarë mënyrë kanë vepruar”, ka thënë Laura Pula, Prokurore e Shtetit, përcjell Telegrafi.

Publikon njoftimin për shitjen e votës, arrestohet nga policia
Lexo po ashtu Publikon njoftimin për shitjen e votës, arrestohet nga policia

Ndryshe sipas raporti 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se një person në Prishtinë përmes një web faqe ka postuar njoftimin për shitjen e votës, dhe i njëjti person është arrestuar, i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Lidhur me rastin me datën 29.09.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në një ëeb faqe ka postuar shitjen e votës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Shitja apo blerja e votës është vepër penale dhe e dënushme me 1 deri në 5 vjet burg./Telegrafi/