LAJMI I FUNDIT:

MASHT ka filluar përgatitjet për testin PISA 2018

MASHT ka filluar përgatitjet për testin PISA 2018

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka filluar përgatitjet për pjesëmarrjen në vlerësimin ndërkombëtar TIMSS dhe ka formuar komisionin për testin PISA 2018. Këto i ka bërë të ditura ministri Shyqiri Bytyqi në konferencën e fund vitit të kësaj ministrie.

Bytyqi, ka bërë të ditur se kanë planifikuar të mbajnë dy teste provuese në të gjitha shkollat e Kosovës, si parapërgatitje për testin PISA 2018.


Ai ka treguar edhe arsyet se pse është e nevojshme mbajtja e këtyre dy testeve provuese, para testit final PISA 2018.

“E kemi formuar një komision të veçantë që do të merret me testin PISA 2018 dhe tutje PISA. Ky komision tani e ka bërë një plan dinamik që deri në datën e mbajtjes së testit PISA 2018 planifikojmë që minimumi ti mbajmë dy teste provuese në të gjitha shkollat e Kosovës. Në fakt testi i parë do ti përfshij të gjitha shkollat e Kosovës, testi i dytë do të mundohemi të jemi në shkollat ku do të mbahet testi PISA final. Ky test provues, para se të bëhet testi final i ka dy qëllime, e para me pa se ku jemi edhe pse është periudhë jashtëzakonisht e shkurtër kur po flasim mund të jetë katër deri në pesë muaj, është që ta ngritëm vetëdijesimin e përgjithshëm të nivelit komunal të drejtorëve të shkollave që nxënësit ti familjarizojmë me testin”, tha Bytyqi.

Ai tha se risia e viti 2018 do të jetë që testi për herë të parë do të jetë digjital.

Ministri Bytyqi ka thënë se është punuar vazhdimisht në arsimin para universitar, si dhe i është kushtuar rëndësi e veçantë edhe arsimit parashkollor, ku ministri bëri të ditur se është hartuar pothuajse tërë programi për moshat 0 deri në tre vjet.

“Në edukimin e personave me nevoja të veçanta pothuajse kemi përfunduar infrastrukturën ligjore dhe jemi edhe në fazën e trajnimit të mësimdhënësve dhe të trajnimit të përfaqësuesve të tjerë që do të merren me këtë kategori. Kemi vazhduar një mbështetje për komunitetin e pakicave, një mbështetje e cila po tenton të futet në frymën të cilën ne jemi zotuar se do të krijojmë kushte të barabarta për secilin këtu në Kosovë që ta ketë një arsimim dhe një edukim të nevojshëm. Në këtë drejtim edhe pjesët lëndore janë përkthyer në gjuhen turke dhe gjuhën boshnjake. Parandalimi i braktisjes ka vazhduar me aktivitet të shtuar të ministrisë në të gjitha nivelet që ta zvogëlojmë këtë dukuri negative që ekziston në këtë periudhën 100 ditësh. Nga puna që është bërë dhe nga raportimet të cilat ne i kemi marrë, informacionet që na vijnë edhe nga terreni është ulur në një masë të mirë braktisja e shkollav e”, tha ai.

I pari i Ministrisë së Arsimit ka bërë të ditur se ministria që drejton do të vazhdojë ndërtimin e objekteve shkollore, renovimin e objekteve shkollore ku është e nevojshme dhe se një ndër prioritetet e punës së tij është edhe zhvillimi i mësimit në një ndërrim.

Gjithashtu, ministri Bytyqi ka bërë të ditur se janë duke pritur raportin e komisionit për vlerësimin e qëndrueshmërisë së Universiteteve publike.

“Komisioni për vlerësimin e qëndrueshmërisë së Universiteteve publike vazhdon, jemi në pritje të përfundimit të raportit ku do të na rezulton se këto universitete publike të cilat i kemi a do të mund të vazhdojnë tutje siç janë apo do ti fuzionojmë ashtu siç kemi thënë në vetëm dy universitete publike. Pra, të kalohet në dy universitete dhe universitetet e tjera të jenë kampuse të këtyre universiteteve”, tha ai.

Në fund të konferencës, ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka ndarë mirënjohje për gazetarët dhe mediat për kontributin e tyre ndër vite në fushën e arsimit dhe edukimit

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori