LAJMI I FUNDIT:

MASHT drejt anëtarësimit në COST

MASHT drejt anëtarësimit në COST

Anëtarësimi i Kosovës në programin e Bashkëpunimit Evropian në Shkencë dhe Teknologji (COST) hap mundësi të bashkëpunimit të shkencëtarëve tanë me shkencëtarë eminentë të fushave të ndryshme.

Kështu u tha në takimin e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi me konsullin e Nderit të  Kosovës në Austri, David Ungar-Klein.


Në takim u bisedua rreth zhvillimeve aktuale në sektorin e arsimit në Kosovë dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushën e shkencës dhe teknologjisë.

Ministri Bytyqi u informua nga Konsulli  David Ungar Klein, për hapat që ka ndërmarrë për anëtarësimin e Kosovës  në COST, ku Kosova do të pranohet si anëtar i parë fqinj.

Anëtarësimin e Kosovës si anëtar fqinj në COST, ministri Bytyqi e vlerësoi si një rast të mirë që të rinjtë tanë të përfitojnë fonde për programe, me të cilat ata aplikojnë në kuadër të COST. /Telegrafi/