Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj kanë nënshkruar kontratën e re kolektive të arsimit në Kosovë.
Ministri Bajrami, me këtë rast tha se, kjo Kontratë përcakton një partneritet strategjik të MAShT me Sindikatën në të gjitha dimensionet në sektorin e arsimit dhe kjo vjen si rezultat i përpjekjeve të MAShT që të rregullojë pozitën e mësimdhënësve.
“Kjo Kontratë parasheh obligimet e shtetit të Kosovës, obligimet e të gjitha komunave të Kosovës që të kujdesen që mësimdhënsit të kenë një pozitë adekuate materiale, që ata të stimulohen për të ngritur cilësinë, sepse rruga për ta ngritur cilësinë në arsim shkon përmes mësimdhënësve të përgatitur”, tha Ministri, ndërsa foli edhe për bazën ligjore që po përgatitet dhe po vazhdon të përmirësohet në të mirë të ngritjes së cilësisë në arsim, por edhe avancimin e pozitës së mësimdhënësve.
Ministri Bajrami, po ashtu theksoi se, me Kontratën e re është promovuar edhe një rol aktiv i Sindikatës në politikbërje. “Kontrata ofron një kornizë të gjerë të bashkëpunimit, jo vetëm në misionin klasik të Sindikatës që e ka çdo shtet, por edhe në një rol të ri përtej misionit, pra bëhet partner për stimulimin e mësimdhënësve, për ngritjen në karrierë, për zhvillim profesional dhe për vlerësim të performancës”, tha ministri Bajrami,
Ai theksoi edhe faktin se Sindikata tash e tutje, ndër të tjera, do të monitorojë procesin e zgjedhjes së drejtorëve të shkollave, në mënyrë që të minimizohet ndikimi politik në këtë proces.
Ndërsa, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, theksoi se e veçanta e Kontratës së re në krahasim me kontratën e kaluar është se tani, përveç arsimit parauniversitar, e mbulon edhe arsimin universitar. “Ministri Bajrami dhe MAShT do të na ketë në krah në angazhimet për ngritjen e cilësisë, krahas angazhimeve për ngritjen e mirëqenies së arsimtarëve”, tha ai.
Kontrata e re Kolektive e arsimit në Kosovë përcakton të drejta të posaçme dhe obligimet e të punësuarve në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar dhe atij universitar, të drejtat dhe obligimet e punëdhënësit, si dhe të drejtat dhe obligimet e palëve nënshkruese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak