Çka po ndodh në Shqipëri, sipas një mikut tim psikoanalist me matricë jungiane, janë “sindromat e dekadencës patriarkale dhe pikë. Rrugëdalja, sipas tij, është puna me thellësinë e brendisë, e cila është krejt femërore, por që e frikëson mashkullin”.
Mashkulli patriarkal po vdes, edhe pse po lë pas shumë viktima, sidomos gruan, femëroren. Ai po vdes duke i bërë atentat femërores dhe vendimit të saj për të gjetur vendin që i takon.
Fundi i epokës patriarkale në Shqipëri u nënvlerësua prej të gjithë neve. Menduam se mjaftojnë dy-tre shoqata në mbrojtje të grave, disa të tjera në mbrojte të fëmijëve e ndonjë e tillë në mbrojtje të komunitetit LGBT dhe mori fund patriarkalizmi. Ky kalim është ndër më delikatët në epokën tonë. Të dalë me hapa të shpejtë nga epoka mesjetare, duke kapërcyer etapat, të zhytur më thellë nga regjimi doktatorial që zhvilloi një superun esktrem, paradoksalisht në emër të emancipimit, ne ramë kryekëput në vorbullën e një kaosi transitor që e hapërdau njeriun shqiptar duke e hedhur në krahët e pasigurisë.
Rënia e sistemeve të forta metafiziko-fetare, metafiziko-ideologjike (komunizmi) dhe metafiziko-zakonore (kanuni dhe nënshtrati i traditave patriarkale) do të krijonte me patjetër një situatë, në të cilën më të dobëtit do të ishin viktimat e para. Elementi mashkullor patriarkal nuk i ka rezistuar këtij kalimi, që mua më pëlqen ta quaj zbrazëti, por ka reaguar dhunshëm duke vrarë femrën dhe në përgjithësi më të dobëtin. Po më pak se çdo gjë mashkulli i mesëm shqiptar nuk ka duruar dhe nuk duron çlirimin e femrës dhe faktin se ajo mund të ulet në të njëjtin log kuvendi apo në të njëjtën sofër me të. Ata burra që kanë provuar ta bëjnë këtë gjë menjëherë janë etiketuar burra grash, burra me një “r” etj. etj.
Këtu nuk flitet për emancipim të femrës në kurriz të mashkullit, por për çlirim të njeriut nga kompleksi i sundimit, i frikës së humbjes së pozicionit patriarkal. Nuk janë vetëm burrat që nuk duan çlirimin e grave, por shpesh janë vetë gratë që pasivisht pranojnë situatën. Burrat që vrasin apo dhunojnë femrën jashtë tyre, nuk kanë bërë paqe me femëroren brenda tyre, domethënë me delikatesën, butësinë, zemërgjërësinë, mirëkuptimin, përkujdesjen, jetën. Edhe pas shumë grave që bëjnë abort qëndrojnë burra të papërgjegjshëm dhe të dhunshëm.
Ende burri shqiptar, pa dashur ta përgjithësoj në mënyrë të skajshme, nuk është i zoti të dialogojë me brendinë e tij dhe me brishtësinë e tij, duke i quajtur punë grash e fëmijësh. Ndodh shpesh që ka burra, të cilët kur i pyet pse nuk vijnë në Kishë për me u lut, të përgjigjen: “…kam çu gruan dhe fëmijët, se unë kam punë”. Ashtu sikurse t’i ndërrosh pelenat një fëmije e të tjera gjëra plot nuk janë punë burrash, por angari grash.
Naiviteti, me të cilin kemi trajtuar një kalim të tillë na përfshin të gjithëve në mënyrë të veçantë institucionet e edukimit (shkollat) dhe të ndërgjegjes (e kam fjalën për bashkësitë fetare), si dhe shoqërinë civile (shoqatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut).
Këtij naiviteti duhet t’i zërë vendin një punë e vrullshme dhe sistematike duke nisur qysh nga familja. Në një reagim të tijin në rrjetet sociale Edi Oga duket se e kap thelbin e problemit duke u shprehur kështu: “Unë kam edhe djalë, edhe vajzë. Tek vajza nuk kam shumë në dorë, pavarësisht se do t’i mësoj çfarë i duhet për të shpëtuar, por jam i lumtur që do të “shpëtoj” vajzën e dikujt, duke rritur si duhet djalin tim!” Ja hapi i parë, të cilit duhet t’i bëjnë jehonë shkolla dhe insitucionet e tjera, përshi ato fetare.
Po feja, Zoti çfarë lidhje ka këtu? Sipas Niçes, Zoti vdiq, por ne ndalemi vetëm në këtë pohim, duke mos vazhduar çka ai thotë më tej, se “ne e vramë”. Pra, vdekja e Zotit nuk ka qenë natyrale, por një artific, diçka e organizuar. Çdo vrasje është vdekje e parakohshme ose së paku me pasoja për ata që e kanë bërë. Ne ende nuk kemi nje autopsi të Zotit të vdekur, sepse ai nuk ka vdekur. Por, gjithsesi vrasja e Zotit ka krijuar nje boshllëk që nuk po mbushet. I vetmi që provoi ta mbushë ishte komunzimi, por nuk ia doli. Në fakt, Niçja nuk pretendoi kurrë ta zëvendësojë Zotin e në këtë pikë ai mbetet ndoshta antimetafiziku më i madh i të gjitha kohërave, pra edhe antiideologjiku më i madh. Do kishte përfunduar në ndonjë gulag ose kamp përqendrimi, po të kishte jetuar në komunizëm. Niçja me një kompleks edipik obez vrau Zotin, i cili ishte edhe Zoti i babait të tij pastor protestant. Vrasja e Zotit dhe shmangia e tij nga jeta publike ka sjell një zbrazëti të madhe, e cila është kthyer në një kaos.
Me vrasjen e Zotit, sikurse thotë vetë Niçja, kemi fshirë horizontin me një sfungjer (nuk ka më objektiva), kemi hequr dheun nga këmbët, kemi hequr ajrin. Duke dashur të vrasim çdo lloj lidhje nga jashtë, kemi hequr edhe sigurinë nga brenda. Duke dashur të vrasë Zotin e moralizmit kristian të babait të tij, ai vrau edhe Zotin Atë, i cili pret me padurim kthimin e të birit për t’i dhënë atij dashuri dhe dinjitet. Nuk është ai i Edipit, por Ati plot dashuri i djalit plangprishës në Ungjillin e Lukës. Dëshira e ligjshme për emancipim na çoi në vrasjen e Zotit dhe tê çdolloj autoriteti që na thotë “ndal”, përderi edhe zërin e ndërgjegjes duke zbazur atë totalisht. Vrasja e Zotit ishte një vetëvrasje. Ja pra, nga të fillojmë. Nga ndërgjegja e nga edukimi e formimi i saj. Mos ta japim për të mirëqënë. Të fillojmë. Jemi ende në kohë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj