LAJMI I FUNDIT:

MASh: Mësimi do të vazhdojë në mënyrë të rregullt, aktualisht nuk po planifikohet mësimi i përgjithshëm online

MASh: Mësimi do të vazhdojë në mënyrë të rregullt, aktualisht nuk po planifikohet mësimi i përgjithshëm online
Foto: Arkiv

Zyrtarë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) kanë thënë për Telegrafin se mësimi është duke shkuar në mënyrë të rregullt ashtu siç është paraparë dhe se aktualisht nuk është duke u planifikuar të kalohet në mësimin online.

Diellza Kukaj, zëdhënëse në MASH, njëherësh edhe këshilltare e ministrit Ramë Likaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se zërat që po qarkullojnë se nga java e ardhshme do të kthehet mësimi online nuk është i vërtetë.


Sipas saj, çdo gjë është duke shkuar në mënyrë të rregullt, ashtu siç është parapare më skenarët e MASh-it.

Mbi 250 nxënës dhe mësimdhënës të infektuar me coronavirus, 14 shkolla vazhdojnë mësimin online
Lexo po ashtu Mbi 250 nxënës dhe mësimdhënës të infektuar me coronavirus, 14 shkolla vazhdojnë mësimin online

Kukaj tha se edhe klasat dhe shkollat që ishin të izoluara nga infektimi me COVID-19, e që tashmë kanë rezultuar negativ i janë kthyer mësimit të rregullt.

“Jo absolutisht nuk ka diçka të tillë. Qysh është duke shkruar deri më tash mësimi, ashtu dhe do të vazhdoj. Do të vazhdojë sipas skenarëve. Shumë shkolla dhe klasa të cilat tashmë e kanë përfunduar fazën e izolimit kanë rezultuar negativ janë kthyer në shkolla dhe janë duke e mbajtur mësimin pa problem”, ka thënë Kukaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori