Anulimi i konceptit të ri mësimor për klasat e shtatë, tetë dhe të nëntë nuk do të ndikojë në realizmin e procesit mësimor në vitin e ardhshëm shkollor. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha se anulimi nuk do të prek lëndët zgjedhore, të cilat sipas saj konsiderohen se janë zgjidhje e mirë në procesin e ardhshëm të edukimit të të rinjve. Janevska ka bërë të ditur se në vitin e ri shkollor nxënësit e klasës së shtatë do të mësojnë nga librat e vjetër me materiale shtesë që do të përgatiten nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit.
“Kjo zgjidhje në fakt do të na lejojë të kapërcejmë një problem serioz të akumuluar prej shumë vitesh. Prej disa vitesh e dini mungesën e teksteve shkollore. Ne kemi punuar shumë çdo ditë për të gjetur një zgjidhje për këtë problem, kemi dhënë përpjekjet tona. Ne ishim në komunikim çdo ditë, u takuam me Byronë e Zhvillimit të Arsimit për të gjetur një zgjidhje dhe më në fund ndodhi dhe me kërkesa të forta, me përpjekje të forta arritëm që edhe këtë vit të sigurojmë tekste shkollore për fëmijët e klasës së shtatë”, tha Vesna Janevska,ministre e Arsimit.
Ish ministri i Arsimit Jeton Shaqiri tha se pavarësisht vështirësive koncepti duhet të zbatohet deri në klasën e nëntë dhe më pas të analizohen anët pozitive ose negative të tij. Gjithashtu, ish ministri Shaqiri tha se librat për klasën e shtatë mund të shtypen deri më 1 shtator pasi, sipas Shaqirit, procedurat për tekstet shkollore kanë nisur që në dhjetor të vitit të kaluar.
“Mund të ndryshojë mënyra e realizimit të konceptit por nuk mund të bëhet një koncept deri në klasën e gjashtë dhe një koncept i ri nga klasa e shtatë deri në klasën e nëntë sepse flasim për dy gjëra të kundërta. Unë personalisht, në këtë moment nuk e di në cilën fazë është secili tekst por nga të dhënat të cilat kam, për lëndë të caktuara ka tekste të cilat janë aprovuar dhe për të cilat tekste besoj që ka ende dy muaj kohë deri në 1 shtator që mund të lëshohen në rregullim grafik, teknik dhe printim por ka edhe tekste të cilat janë në procedurë e sipër”, u shpreh Jeton Shaqiri, ish ministër i Arsimit.
Sipas ministres së Arsimit, Janevska anulimi i konceptit të ri mësimor për klasat e shtatë, tetë dhe të nëntë u bë për shkak se asnjë prej teksteve të klasës së shtatë nuk është dërguar për shtyp e për disa nuk është kryer as procedura e miratimit, që do të thotë se librat jo vetëm që nuk kanë kaluar fazën e recensionit por as nuk janë shkruar./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Agon Zejnullahu nuk ka vdekur nga veprimet e zyrtarëve policorë

Letër me tone kërcënuese: Nazim Bllaca kërkonte statusin e invalidit të luftës nga Hashim Thaçi

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Grafitë protestuese në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut

Haradinaj reagon pas vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan: E paskeni vrarë me gjakftohtësi

Momentet e fundit të Agon Zejnullahut që vdiq në duart e policisë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë