LAJMI I FUNDIT:

MASH-Maqedoni: Subjektet politike të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimor

MASH-Maqedoni: Subjektet politike të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimor

Në vend të kritikave të pabaza dhe përhapjes së dezinformatave, Ministria e Arsimit dhe Shkencës fton subjektet politike që duan të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimor kombëtar, ta bëjnë këtë me sugjerime konstruktive. Si institucion jemi të hapur për bashkëpunim me çdo faktor dashamirës shoqëror që mendon mirë për shtetin dhe të ardhmen e tij, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të RMV-së.

Siç thuhet në njoftim, në kohë kur zbatohet reforma më e madhe arsimore në shtet, përmes konceptit që është rezultat i qasjes gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen dhe pëlqimin e të gjithë palëve të interesuara, nuk është e nevojshme të krijohen të pavërteta vetëm për të krijuar shqetësime të panevojshme te nxënësit dhe familjet e tyre, rreth asaj nëse institucionet dhe objektet arsimore janë të gatshme për fillimin dhe rrjedhën e suksesshme të vitit shkollor.


“Të informojmë menjëherë se do të ketë tekste shkollore për nxënësit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjatë periudhës së verës të këtij viti ka arritur për t’i shtypur të gjitha tekstet e miratuara dhe deri më 1 shtator do të dorëzohen në shkolla dhe do të jenë në dispozicion të nxënësve. Një numër i vogël i teksteve shkollore, të cilat nuk janë shtypur, në fakt janë ende në proces, gjegjësisht Komisioni Kombëtar i teksteve shkollore vendos për miratimin e tyre, sipas së cilës do të shtypen dhe dorëzohen. Ndërkohë do të jenë në dispozicion materiale ndihmëse për nxënësit dhe doracak për mësimdhënësit që do të pasurojnë mësimdhënien. Ato janë përgatitur nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe do të jenë të disponueshme vetëm në formë elektronike në faqen e internetit të Byrosë”, thonë nga MASH.

Gjithashtu, qëndron në kumtesë, ekziston mundësia që secila shkollë, me iniciativën e saj, individualisht të vendosë për t’i shtypur ato.

“Për sa i përket integrimit të lëndëve, opinioni e di se ky proces nuk është i ri, ai u zbatua dhjetë vjet më parë dhe si rezultat i së njëjtës doli lënda e shkencave natyrore, për të cilën nuk ka pasur asnjëherë reagime. Integrimi i lëndëve nuk parashikon heqjen e përmbajtjeve. Historia, gjeografia, biologjia, kimia, fizika do të vazhdojnë të jenë pjesë e shkencave të cilat do të përfaqësohen në mënyrë adekuate në programin mësimor dhe do të ligjërohen nga mësimdhënësit që i kanë dhënë deri më tani këto lëndë. Çdo lëndë mësimore do të ketë disa module që do t’i mundësojnë nxënësit të studiojë përmbajtjen mësimore nga disa aspekte, gjegjësisht për të marrë pamje më të plotë për ngjarje, proces, gjendje të caktuar dhe të tjera. Në mënyrë transparente, në shumë raste deri më tani kemi informuar se në çfarë mënyre do të mësohen këto përmbajtje të integruara”, shtojnë nga Ministria.