MASH Maqedoni: Sistemi i ri i regjistrimit elektronik për nxënësit e shkollave të mesme ka treguar sukses
Mbi 14 mijë e 500 aplikime janë marrë në bazën e të dhënave të sistemit elektronik të aplikimit për nxënësit e vitit të parë në shkollat e mesme të vendit, model që u prezantua për herë të parë këtë vit.
Përgatitja e përgjithshme nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe disponueshmëria e sistemit të aplikimit, rezultoi në një proces dukshëm më të relaksuar, krahasuar me të gjitha vitet e kaluara dhe tashmë deri sot në mëngjes deri në orën 08.00 ka pasur aplikime të rreth 75% të të gjithë nxënësve të rinjë dhe deri në fund të ditës nga MASH njoftuan se presin që përqindja të arrijë në 90%.
Këto informacione i bëri të ditura, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në konferencën e sotme për media, duke theksuar se mbingarkesën në shkollat e mesme në fazën e aplikimit e kanë reduktuar, gjë që minimizoi pasigurinë dhe ankthin për rezultatin e regjistrimeve.
Më datat 17 dhe 18 qershor, komisionet e shkollave do të kontrollojnë identitetin e të dhënave nga aplikimet me dokumentet e dorëzuara dhe më datën 18 do të publikohen renditjet përfundimtare të tabelave të shpalljeve të shkollave edhe në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Shaqiri bëri të ditura disa lajme që janë planifikuar për vitin e ardhshëm, një aplikacion “E-log” të përmirësuar me funksion modalitete më të lehta, serverë më të shpejtë që gjatë punës së mësuesve, do t’u mundësojnë mësimdhënësve të punojnë pa probleme si dhe të kenë komunikim më të mirë dhe në kohë reale me prindërit.
“Futja e certifikimit elektronik, regjistrimi automatik i notave në e-ditarin kur aplikoni për shkollën fillore, si dhe poashtu po punohet për idenë e zbatimit të një sistemi të ri të menaxhimit të arsimit të lartë (HEMIS) për aplikim automatik për maturantët që do të lehtësojnë akoma më shumë punën. Është planifikuar gjithashtu edhe një projekt për të dhënat elektronike të të gjithë studentëve të universiteteve për evidencën e tyre, duke mundësuar realizimin pa probleme të ligjëratave të studentëve”, tha ministri.
Ai potencoi se çdo risi shkakton frikë dhe pasiguri por dixhitalizimi është rruga e duhur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore