MASH: 100 psikologë të përfshirë në rritjen e mbështetjes psikosociale për nxënësit e prekur nga zjarri në Koçan

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, njoftoi se në bashkëpunim me UNICEF-in, profesorët e Institutit të Psikologjisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Oda e Psikologëve të Maqedonisë dhe Kryqi i Kuq, ofruan mbështetje psikologjike për të gjithë nxënësit në vend, e cila do të jetë më intensive në komunat ku një numër i madh i të rinjve, në fatkeqësinë në Koçan humbën vëllezërit, motrat, shokët dhe bashkëmoshatarët.
“Menjëherë pas ngjarjes tragjike u përgatitën dhe u dërguan udhëzime shkollave, mësimdhënësve dhe prindërve për veprim në periudhën e ardhshme, gjegjësisht për ofrimin e ndihmës së parë psikologjike dhe mbështetjes psikosociale. Udhëzimet janë të disponueshme në të pesë gjuhët në të cilat zhvillohet mësimi. Është formuar rrjet prej 100 psikologëve të shkollave nga Shkupi, por edhe nga qytete të tjera, të cilët po i drejtojmë në Koçan, Vinicë, Shtip, Çeshinovë – Obleshevë dhe vendet në rrethinë, si mbështetje për kolegët e shkollave atje, për të punuar me nxënësit, prindërit e tyre, mësimdhënësit dhe qytetarët në përgjithësi, ndërsa duke vepruar sipas protokollit të posaçëm të përgatitur për ndërhyrje në krizë”, tha Janevska.
Ajo theksoi se deri më tani, 32 psikologë kanë përfunduar trajnimin e specializuar, në të cilën janë përfshirë Oda e Psikologëve, Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe UNICEF-i, dhe tashmë ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë në terren. Të tjerët do të përfshihen pasi të kenë dhënë trajnimin e sotëm.
“Në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është publikuar lista e kontakteve telefonike të 40 psikologëve, anëtarë të Odës së Psikologëve të Maqedonisë, të cilët vazhdimisht janë në dispozicion për bisedë, përkatësisht për këshillim psikologjik. Lista përfshin gjithashtu linja të dedikuara të ndihmës së parë psikologjike të Kryqit të Kuq që janë funksionale 24/7. Ndihmë mund të kërkohet edhe në qendrat e Kryqit të Kuq në çdo kohë, si dhe në Qendrën e Shëndetit Mendor në Koçan, ku ka përfaqësues të Klinikës Universitare për Psikiatri”, tha Janevska.
Janevska inkurajoi personat profesional të cilët dëshirojnë të ndihmojnë në këtë situatë për të plotësuar nevojat e nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve.
“Nëse kanë nevojë për udhëzime më të sakta se ku janë më të nevojshme dhe si të veprojnë, mund të drejtohen deri te Ministria dhe deri te Oda e Psikologëve. Për përkrahje të studentëve në Universitetin “Goce Dellçe” në Shtip është hapur qendra këshilluese për të rinj. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në kuadër të kompetencave të saj, do të vazhdojë të ndërmarrë dhe koordinojë aktivitete që mund t'i ndihmojnë të rinjtë në përballjen me sfidat”, tha ministrja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ambasada e Spanjës në RMV: Shtatë personat e lënduar nga Koçani të cilët janë për trajtim në Spanjë, janë në gjendje stabile

Mospajtime pas zgjedhjeve: Çfarë po ndodh në LDK?

Komuna e Mavrovës dhe Rostushës ka akorduar 500 mijë denarë për të pësuarit në Koçan

Dëshmitari bashkëpunues tregon se si i ndanin paratë e ryshfetit në rastin “Subvencionet”

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

Quni i LDK-së nuk përjashton bashkëqeverisjen me VV-në

Thaçi përfundon vizitën në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt

Vetëvendosje ankohet në Gjykatën Supreme: LDK bëri vjedhje industriale të votave të diasporës

Aleanca ushtarake trepalëshe: A i është kërkuar Malit të Zi të jetë pjesë e marrëveshjes?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli-Gjestit: Nuk e ke idenë se sa njerëz jashtë, nga kjo marrëdhënie kanë interpretuar që ne do të martohemi

Raportet e Inteligjencës Britanike: Gati një milion viktima ruse në Ukrainë

Putin i premtoi Trumpit armëpushim në Ukrainë, por Rusia sulmon ashpër Odesën

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria