LAJMI I FUNDIT:

Masat kundër COVID-19 do të vlejnë edhe gjatë festave të fundvitit, qeveria belge i shkruan Babagjyshit: Mbaj distancën, pastroj duart dhe bartë maskë

Masat kundër COVID-19 do të vlejnë edhe gjatë festave të fundvitit, qeveria belge i shkruan Babagjyshit: Mbaj distancën, pastroj duart dhe bartë maskë

Masat e rrepta mbrojtëse në mbarë Evropën kanë bërë që qeveritë e shumë vendeve të japin udhëzime të gjithëve që veshin rrobat e Babagjyshit – duke ju kërkuar të mbajnë distancën dhe të bartin maskë, shkruan Reuters.

Qeveritë e vendeve të Bashkimit Evropian po mundohen t’ju mundësojnë qytetarëve që në rrethin e ngushtë familjarë të presin Krishtlindjet, dhe të zbusin masat mbrojtëse duke u mundësuar që deri në pesë persona të mund të mblidhen në ambiente familjare për Krishtlindje, transmeton Telegrafi.

Shumica e këtyre vendeve do të zbulojnë planet gjatë kësaj jave dhe po mendojnë në të njëjtën mënyrë – që do të thotë të kufizojnë numrin e njerëzve në tubimet familjare – derisa disa festivale janë anuluar siç është tregu i Krishtlindjeve në Gjermani apo parada në Spanjë.


Kryeministri belg Alexander de Kro është i brengosur për valën e tretë që mund të pasojë, pasi që vala e dytë ka filluar të dobësohet.

“Ose do ta ndalim valën e tretë për Krishtlindje, ose vala e tretë do të fillojë atë ditë”, ka shtuar de Kro, që planifikon të festoj Krishtlindjet me gruan dhe dy fëmijët.

Qeveria belge madje ka përpiluar një doracak për Babagjyshin, që tradicionalisht fillon t’ju shpërndajë dhurata fëmijëve më 6 dhjetor.

“Babagjysh, mbaj distancën, pastroj duart rregullisht dhe bartë maskë kur është e nevojshme”, thuhet në kumtesën e qeverisë belge. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Amerika
Kalo në kategori