Ulja e temperaturave ka rritur shqetësimin për shumë familje në Maqedoninë e Veriut se si do ta kalojnë dimrin në kushte të krizës së rëndë energjetike, faturave të larta për ngrohje dhe rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore.
Shtrenjtimi i rrymës në masën e mbi 20 për qind brenda tre muajve, por edhe paralajmërimet se mund të ketë edhe reduktime, kanë bërë që shumë familje të kërkojnë alternativa tjera për ngrohje, të furnizohen me dru edhe pse çmimi për një metër kub dru ka arritur deri në 5.000 denarë apo rreth 80 euro, që krahasuar me një vit më parë është shtrenjtuar për më shumë se 30 euro.
“Njerëzit po kërkojnë dru për ngrohje, ata që kanë para po blejnë, të tjerët nuk e di se çfarë do të bëjnë. Rryma është shtrenjtuar, ushqimet gjithashtu. Njerëzit po kërkojnë lëmoshë, shohim njerëz që kërkojnë ushqime edhe nëpër kontejnerë. Po vijnë ditë të vështira”, thotë Admir Smailagiq, një banor i Shkupit.
Ai thotë se është në mesin e shumë banorëve të tjerë që po kërkon alternativa për ngrohje gjatë dimrit.
“Qeveria duhet të mbajë llogari për të varfrit, t’i ndihmojë që ta kapërcejnë këtë dimër të rëndë dhe jo të vjedhin për veten e tyre”, shprehet ai.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, të mërkurën në mbrëmje njoftoi se Këshilli ekonomik i Qeverisë ka miratuar masa të reja për mbrojtjen e qytetarëve nga kriza energjetike. Këto masa, sipas tij, parashohin subvencione për faturat e energjisë elektrike.
“Kemi siguruar mjete financiare për burimet e energjisë elektrike. Qeveria do të subvencionojë energjinë elektrike në masën e 80 për qind të faturave për 650.000 amvisëri. Ndërsa, më shumë se 70.000 kompani dhe subjekte tjera juridike apo konsumatorë të vegjël do të marrin energji elektrike të subvencionuar që do të jetë tri herë më e lirë se çmimi në bursa. Do të përfitojnë edhe shkollat fillore dhe të mesme, të cilat janë në kompetencë të komunave, por Qeveria ka vendosur që edhe ato të përfitojnë që të mos vijë deri te mbyllja e tyre”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.
Ai tha se vendimi parasheh edhe zgjidhjen e problemit të ngrohjes në Shkup, edhe pse akoma ka mbetur pa zgjidhje çështja e kompanisë që do të zbatojë vendimin, por edhe përcaktimi për lëndën e parë. Qeveria ende nuk ka vendosur nëse ngrohja do të jetë me gaz apo mazut, duke e vënë në pikëpyetje fillimin e sezonit të ngrohjes, më 15 tetor.
Opozita maqedonase ndërkohë masat e Qeverisë i vlerësoi të vonuara dhe pa zgjidhje konkrete. OBRM-PDUKM-ja ngriti shqetësimin për koston e lartë të masave, që sipas saj, të ishte më e ulët për 300 milionë euro nëse do të miratoheshin më herët.
Kryetar i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, tha se Qeveria duhet të fokusohet në stimulimin e prodhimit, si për energjinë elektrike, ashtu edhe për ushqimet.
“Në konsultim me odat ekonomike dhe me faktorë të tjerë, kemi plane për kapërcimin e krizës energjetike dhe stabilizimin e çmimeve të prodhimeve ushqimore. Planet tona parashikojnë vënien në funksionim të të gjitha kapaciteteve prodhuese vendore dhe njëkohësisht kemi kontakte me vende tjera për të siguruar burime të mjaftueshme për prodhimin”, tha Mickoski.
Sipas tij, kriza ekonomike ka bërë që shumë biznese të shkojnë drejt falimentimit në pamundësi për të paguar faturat e larta të energjisë elektrike, por edhe për t’u përballur me çmimet e larta të lëndëve të para për prodhimet ushqimore./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit