LAJMI I FUNDIT:

Masat antiCOVID, mbyllet një lokal e shqiptohen 90 fletëparaqitje në Ferizaj

Masat antiCOVID, mbyllet një lokal e shqiptohen 90 fletëparaqitje në Ferizaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet e saja në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.

Ekipe të përbashkëta të policisë dhe inspektorëve të AUV-ut , kanë shtuar aktivitetet në rajonin e Ferizajt.


Në kuadër të këtyre aktiviteteve, mbrëmë janë kontrolluar 9 qendra tregtare dhe 41 lokale të kafeterive dhe restoranteve.

Sipas komunikatës për medie, përkundër disa vërejtjeve policore, ndaj personave fizik dhe juridik janë shqiptuar 90 fletëparaqitje, ndërsa është mbyllur edhe një lokal.

“Apelojmë tek qytetarët dhe pronarët e lokaleve, që t’i respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik. Ndërkaq, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione se persona, apo vende të caktuara nuk respektojnë masat Anti-Covid-19, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250; 0290/322-406, dhe policia do të marrë të gjitha masat e nevojshme , sipas ligjit. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet grupi

Mbyllet grupi "Albkings", shtatë të arrestuar deri më tani

Lajme
Rasti

Rasti "Albkings", krijuesi i grupit dhe një femër në mesin e shtatë të arrestuarve

Lajme
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Lajme
Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”

Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”

Drejtësi
Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP

Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP

Shëndetësi
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Kalo në kategori